Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.75 ▲3.54%
ARI 4,735 ▼0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $70,616 ▼ -1.26% ETH $2,170 ▼ -2.84% XRP $1.3307 ▼ -2.66% SOL $82.0000 ▼ -3%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.75 ▲3.54 % ARI 4,735 ▼0.89 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.75 ▲3.54 % ARI 4,735 ▼0.89 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
09 Apr 2026
Breaking
Bota

Vrasja e radhës, protesta kundër policisë në SHBA

Pa u qetësuar ende zemërimi publik për dy vrasjet e fundit të policisë amerikane në Karolinën e Jugut dhe Oklahoma, agjentët amerikanë janë përfshirë në një tjetër incident që ka shkaktuar protesta të shumta në Kaliforni.
Policia e zonës El Cajon në Kaliforninë e Jugut hapi zjarr dhe vrau 38-vjeçarin me ngjyrë Alfred Olango, i cili, siç u mor vesh më pas, ishte i paarmatosur. Mësohet se policia kishte marrë raporte për një person të paqëndrueshëm mendërisht që ecte në mes të trafikut dhe u përball me të në parkingun e një restoranti në zonën El Cajon të San Diegos. Policia amerikane publikoi një foto të incidentit ku shfaqet Olango në një pozicion që të bën të mendosh se po hap zjarr, por në fakt ai ka në dorë një cigare elektronike.
Mediat amerikane thanë se një prej oficerëve të pranishëm hapi zjarr me armën e shërbimit kundër Olangos, ndërsa një tjetër me pistoletën elektrike. Vrajsa e Olangos, i lindur në Uganda, shkaktoi zemërim të madh mes komunitetit të zonës. Shumë njerëz dolën në protesta dhe kërkuan një hetim federal për incidentin. Protestuesit hodhën parrullën e zakonshme “Jetët me ngjyrë kanë rëndësi”, e cila është bërë një slogan i protestave kundër vrasjeve nga policia të anëtarëve të këtij komuniteti.
Prej më shumë se dy vitesh, në SHBA janë regjistruar shumë protesta, shpesh edhe të dhunshme, ndaj policisë për dhunën që agjentët kanë ushtruar ndaj njerëzve kryesisht me ngjyrë. Kjo çështje është bërë temë edhe e fushatës presidenciale, megjithëse incidente të tilla vazhdojnë me një shpeshtësi vërtetë shqetësuese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.