“Vrasja në burgun e Peqinit, krim shtetëror”
Ish-drejtuesi i Policisë së Burgjeve, Lefter Maliqi e ka cilësuar vrasjen në burgun e Peqinit si një krim shtetëror. I ftuar në Ditarin e orës 17:30 me gazetaren Bruna Çifligu, Maliqi u shpreh se kjo ngjarje është më e rënda e regjistruar ndonjëherë në burg, aq më tepër të sigurisë së lartë.
“Ngjarja në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, është ngjarja më e rëndë që në 1990, ka ndodhur vrasje, vetëvrasje, por të arrihet deri këtu sa të futet arma, kjo është krim shtetëror, vrasje me pagesë dhe që kur dhanë informacionin paraprak, në sigurinë e lartë, nuk lëvizë miza”, tha Maliqi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.