☁️
Tiranë 9°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.92 ▼0.59%
ARI 4,459 ▲1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,675 ▼ -2.02% ETH $2,062 ▼ -2.8% XRP $1.3599 ▼ -1.97% SOL $86.0300 ▼ -3.44%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.92 ▼0.59 % ARI 4,459 ▲1.89 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.92 ▼0.59 % ARI 4,459 ▲1.89 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika

Vritet 24-vjeçari në Siri, xhaxhai: E dinim se ishte në shkollë, e mashtruan për para

Familjarët

Tahir Balliu rrëfen jetën e viktimës Idajet Balliu dhe kërkon dënimin e mashtruesve

“Idajeti ishte një djalë që shkoi për arsimim në Arabi, me vete ka marrë edhe prindërit”

shqipe2Familjarët e 24-vjeçarit të vrarë në Siri nuk e kanë mbështetur veprimin e kryer prej viktimës dhe kanë kërkuar nga autoritetet shqiptare që të ndëshkohen ata që i mashtrojnë të afërmit e tyre me para për të luftuar në vendet e Lindjes. Tahir Balliu, xhaxhai i 24-vjeçarit Idajet Balliu të vrarë në Alepo, ka shpjeguar se nipi i tij është mashtruar me para për të luftuar në Siri. Tahir Balliu thotë se nuk ishte në dijeni për këtë fakt, pasi të afërmit e 24-vjeçarit e dinin se i riu vijonte studimet në Arabi. Ndërkaq, xhaxhai i 24-vjeçarit bën apel që të ndëshkohen ata persona që mashtrojnë të rinjtë duke i dërguar për të luftuar në Siri.

“Djali është mashtruar dhe është joshur me para, pasi ishte shumë dobët nga gjendja ekonomike. Vëllezërit dhe familjarët e tjerë jetojnë në Lushnjë. Aktualisht babai dhe nëna ndodhen në Xhihad në Arabi. Personat që mashtrojnë duhet të futen në burg”, pohon xhaxhai i Idajetit. Sipas tij, Idajeti ishte një djalë që shkoi për arsimim në Arabi, me vete ka marrë edhe prindërit. “Nipi është larguar herët nga fshati, bashkë me familjen e tij. Ka mbaruar arsimin e mesëm në Berat dhe konkurroi për studime në Arabi. Pasi fitoi të drejtën e studimit në Arabi, të gjithë kemi menduar se ndodhet ende atje për studime. Nipi im ishte një djalë i ri që u vra për diçka të gabuar. Nga mediat mësuam se ai luftonte në Siri. Ne jemi ojash besimtarë, por jo ekstremistë. Sinqerisht kërkoj ndëshkimin e personave që mashtrojnë për para, ata përfitojnë nga gjendja tepër e keqe e personave”, thotë Tahir Balliu.

24-vjeçari nga Librazhdi i Shqipërisë është vrarë në luftimet në Siri në mëngjesin e datës 15 gusht. Balliu ka qenë banues i fshatit Dragostunjë në Librazhd, rreth 8 km larg Elbasanit dhe është larguar disa kohë më parë së bashku me familjen drejt Sirisë. Mediat në Shqipëri mësojnë se emri i luftës ishte ‘Ebu Derda esh Shami’, ndërsa ky emërim ka kuptim “I biri i Derdasë nga Shami”. Shami është zona që përmbledh Palestinën, Sirinë, Irakun, Libanin dhe Jordaninë. 24-vjeçari, i datëlindjes 10 maj 1990, është vrarë në një betejë në Alepo, e cila ka nisur që gati një javë. Pas lajmit për vrasjen e shqiptarit në internet janë bërë publike edhe foto të tij. I riu është paraqitur në këto foto i veshur me rroba ushtarake, ndërsa mban armë zjarri në duar. Shokët e tij kanë thënë se ai ka rënë dëshmor në luftën për xhihad. Deri tani, numri i shqiptarëve, si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova, ka arritur mbi 14 veta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.