☁️
Tiranë 11°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.62 ▲8.34%
ARI 4,679 ▼2.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,803 ▼ -3.13% ETH $2,194 ▼ -4.03% XRP $1.3256 ▼ -2.26% SOL $81.8400 ▼ -3.56%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.62 ▲8.34 % ARI 4,679 ▼2.27 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.62 ▲8.34 % ARI 4,679 ▼2.27 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Vuçiç reagon për tensionet në Kosovë: Moment i vështirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar për herë të parë në lidhje me situatën e krijuar në veri të Kosovës, duke mohuar se largimi i Listës Serbe nga institucionet e Kosovës u bë me urdhër të Beogradit. Në një intervistë televizive, Vuçiç e konsideroi situatën të vështirë, ndërsa shtoi se për ta është e rëndësishme që të veprojnë me përgjegjësi.

Sipas Vuçiç, serbët kanë dashur prej kohësh të largohen nga institucionet në Kosovë, por kanë qëndruar për shkak të kërkesave të tij, teksa shton se veprimi që bënë, nuk ishte i lehtë për ta.

Nuk mund të them se është një moment i lehtë, por nuk është i pari apo i fundit. Është e rëndësishme që të veprojmë me përgjegjësi dhe seriozitet. Po flasim për ndryshime të mëdha tektonike politike. Pas 10 vjetësh, serbët morën vendimin që të largohen nga institucionet e Prishtinës. Ne do të kemi kohë t’u përgjigjemi historive të pakuptimta se si po e bëjnë këtë me urdhër të Beorgadit. Ata kurrë nuk kanë dashur të shohin realisht problemet me të cilat ballafaqohen serbët”, tha Vuçiç.

Më 5 nëntor, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, u larguan nga të gjitha institucionet e Kosovës. Ky vendim erdhi pasi autoritete e Kosovës pushuan drejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, pasi ai refuzoi të zbatojë vendimin e qeverisë për targat.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti reagoi duke akuzuar Serbinë se po tenton të destabilizoi vendin, duke theksuar se “ata nuk do tja dalin”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.