☁️
Tiranë 13°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,354 ▼ -0.55% ETH $2,000 ▲ +0.48% XRP $1.3416 ▲ +0.49% SOL $83.0500 ▼ -0.44%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Politika

Vuçiq pas bisedës me Ramën: Ballkani i hapur është shumë i dobishëm për të gjithë ne 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte në Beograd është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Sipas Euronwes Serbia, në konferencën e përbashkët për shtyp, ka thënë se kanë biseduar për të gjitha çështjet rajonale, procesin e Berlinit, i cili do të mbahet në Tirana më 17 korrik dhe Serbia përshëndeti angazhimin e Shqipërisë dhe kontributin personal të kryeministrit shqiptar për ta realizuar atë.

“Gjithmonë kemi mbështetur aktivitetet brenda këtij formati shumë të dobishëm rajonal dhe besojmë se do të kontribuojë në bashkëpunimin e mëtejshëm, përmirësimin e procesit të pajtimit dhe tejkalimin e problemeve të së kaluarës”, tha Vuçiq.

Vuçiq theksoi se niveli i shkëmbimit tregtar ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë nga viti 2015 deri në fund të vitit 2022 është rritur ndjeshëm, gjë që përkon edhe me nismën e Ballkanit të Hapur.

“Ajo iniciativë solli përfitime të mëdha për secilin prej nesh dhe besoj, mbi të gjitha për qytetarët tanë. Mendoj se në të ardhmen kjo iniciativë mund të kontribuojë në afrimin e mëtejshëm të njerëzve dhe për një jetë dhe standard më të mirë”, tha Vuçiq dhe vazhdoi:

“Ne folëm edhe për pikëpamjet shpeshherë të ndryshme për situatën në Kosovë dhe Metohi”, theksoi Vuçiq.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.