VV: Ky regjim i ka ditët e numëruara
Vetëvendosje shprehet e vendosur për të vazhduar protestën brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës kundër qeverisë, që sipas kreut të VV-së, Visar Ymeri nuk gëzon legjitimitet.
“Ky regjim që ndodhet në ditët e fundit të tij, po përdor masat e fundit të represionit pë të zgjatur ditët në pushtet. Ky pushtet që ka kapur shtetin, po vepron në kundërshtim me vullnetin dhe interesin e qytetarëve, duke sulmuar qytetarët jashtë në protestë dhe përfaqësuesit e tyre brenda sallës së Kuvendit”, deklaroi ai.
Ymeri shtoi se është në detyrë të opozitës që të mbrojë sovranitetin territorial të Kosovës, duke iu referuar këtu kundërshtimit të marrëveshjeve të arritura me Serbinë në Bruksel.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.