☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.53 ▲3.3%
ARI 4,757 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,237 ▼ -0.65% ETH $2,185 ▼ -2.95% XRP $1.3354 ▼ -3.25% SOL $82.5100 ▼ -2.6%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.53 ▲3.3 % ARI 4,757 ▼0.43 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.53 ▲3.3 % ARI 4,757 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

VV paralajmëron padi për drejtorin e Shërbimeve Publike në Prizren

vv-paralajm-euml-ron-padi-p-euml-r-drejtorin-e-sh-euml-rbimeve-publike-n-euml-prizren_hdLëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të ngre padi ndaj drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren, Hasan Hasanit, i cili sipas tyre ka fyer një asambleiste të Vetëvendosjes.

Sipas Vetëvendosjes, më datën 5 nëntor, asambleistja e Lëvizjes Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Drita Millaku, gjersa po kërkonte qasje në dokumente publike është fyer rëndë mbi baza personale nga drejtori i Shërbimeve Publike, Hasan Hasani.

“Duhet të theksojmë se sjellja vulgare e Hasan Hasanit që tejkalon çdo normë të etikës tashmë vërteton parregullsitë e mëdha me këto tregje që operojnë mbi baza të dyshimta, të cilat, sipas të dhënave të Drejtorisë së Financave që i kemi në dispozicion, kanë vite që nuk i kryejnë obligimet e tyre ndaj Komunës së Prizrenit. Rrjedhimisht dëmi i shkaktuar ndaj buxhetit publik tashmë ka kaluar shumën e 204,440 eurove”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Sipas VV-së, “ndaj drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, mbi bazën e dëshmive që i kemi do të ngremë padi për fyerje ndaj asambleistes tonë”.

“Gjithashtu, refuzimi për të dhënë dokumentet në fjalë paraqet shkelje të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, Rregullores për Transparencë dhe Statutit të Kuvendit Komunal të Prizrenit. Rrjedhimisht jemi të detyruar të iniciojmë procedurën për nxjerrjen e dokumenteve në fjalë përmes Avokatit të Popullit, ashtu siç e parasheh ligji në fuqi”, thuhet në një komunikatë të Vetëvendosjes.

Lëvizja Vetëvendosjes në Prizren kërkon nga Komuna e Prizrenit që t’i përmbahet rregullave të transparencës dhe t’i ndërpresë praktikat e kundërligjshme të fshehjes së dokumenteve zyrtare, të distancohet nga sjelljet e Drejtorit Hasan Hasani ndaj qytetarëve të Prizrenit dhe menjëherë të kërkoj falje publike ndaj asambleistes Drita Millaku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.