Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 13 April 2026
S&P 500 6,820 ▲0.04%
DOW 47,723 ▼0.4%
NASDAQ 22,950 ▲0.21%
NAFTA 101.52 ▲5.13%
ARI 4,744 ▼0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $71,924 ▲ +1.65% ETH $2,220 ▲ +1.79% XRP $1.3399 ▲ +1.09% SOL $83.2200 ▲ +2.14%
S&P 500 6,820 ▲0.04 % DOW 47,723 ▼0.4 % NASDAQ 22,950 ▲0.21 % NAFTA 101.52 ▲5.13 % ARI 4,744 ▼0.9 % S&P 500 6,820 ▲0.04 % DOW 47,723 ▼0.4 % NASDAQ 22,950 ▲0.21 % NAFTA 101.52 ▲5.13 % ARI 4,744 ▼0.9 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Teknologji

Windows 10 erdhi… 8 gjëra që duhet të dini

Windows 10 shënon një “erë të re” për kompjuterat personale, ka thënë shefi ekzekutiv i Microsoft, Sayta Nadella.

Sistemi operativ u lançua në të gjithë botën këtë të mërkurë (29 korrik). Për pjesën më të madhe të konsumatorëve, Windows 10 do të ofrojë një përditësim falas. “Windows 10 është një arritje e madhe për ne si kompani, dhe për industrinë”, ka thënë Nadella për BBC-në.

Ja tetë gjëra që duhet të dini për Windows 10:
Kush mund ta shkarkojë
Windows 10 nuk do të vijë në të njëjtën kohë për të gjithë. Të parët do të jenë ata që quhen “Insider” që kanë marr pjesë në testimin e sistemit, dhe janë 5 milionë të tillë. Më pas do të jetë radha e atyre që i kanë prenotuar me procedurë online që është aktive që prej 1 qershorit.

Është falas
Windows 10 është falas për ata që do e shkarkojnë në 12 muajt e ardhshëm dhe që kanë në pajisjet e tyre Windows 7, 8 apo 8. Por këtu nuk përfshihen kopjet pirate. Ndërsa përditësimi për smartphine do të vijë më pas.

Menuja Start
Rikthehet kjo komandë, por me disa ndryshime. Ka për shembull hapësirë që mund ta personalizosh me përmbajtjet që dëshiron: aplikacione, programe, kontakte apo faqe interneti.

Asisteni zanor Cortana
Është njësoj si Siri i Apple. Në tablet apo kompjuter bëhet fjalë për kërkimi zanor të dosjeve që keni ruajtur. Mëson me kohën dhe përshtatet me kërkesat tona.

Interneti zëvendësohet me Edge
Edge do të jetë lundruesi i ri i Microsoft. Mund të bëhen kërkime direkte në faqen e web-it, mjafton të shkruash një fjalë dhe shfaqen informacionet që merren nga rrjeti. Tekstet mund të ruhen për t’i lexuar më vonë.

Aplikacionet “universale”
Falë funksionit “Continuum”, aplikacionet funksionojnë në çdo pajisje Windows 10, kompjuter, tabletë e smartphonë. Kështu që dyqani i Microsoft bëhet unik nga ku mund të marrësh aplikacione, lojëra, filma e libra.

Lamtumirë fjalëkalimit
Me Windows Hello fjalëkalimi anashkalohet. Teknologjia e të dhënave biometrike bën të mundur që në Windows 10 të bëhet skanimi i fytyrës, irisit të syrit apo gjurmëve dixhitale.

Lidhja me Xbox
Nga tastiera mund të luash live nëpërmjet rrjetit të wireless-it të shtëpisë në tablet, kompjuter. Dhe mund të luash online edhe në pajisje të ndryshme, nuk ka rëndësi nëse është Xbox, kompjuter, apo tablet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.