☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 94.95 ▲0.5%
ARI 4,451 ▲1.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,586 ▼ -2.15% ETH $2,064 ▼ -2.76% XRP $1.3580 ▼ -1.99% SOL $85.7800 ▼ -3.79%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 94.95 ▲0.5 % ARI 4,451 ▲1.71 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 94.95 ▲0.5 % ARI 4,451 ▲1.71 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Politika

World Justice/ Shqipëria rrëshqitje me shpejtësi drejt autokracisë

Gjeografikisht jemi në kufi të Bashkimit Europian, por nga mënyra si qeverisemi, nga llogaridhënia e pushtetit, nga respektimi i të drejtave të njeriut apo nga niveli i korrupsionit, shqiptarët nuk arrijnë dot as vendet e Afrikës si Gambia apo Suriname, madje as Ukrainën e çorientuar nga lufta me Rusinë.

Konkluzionet i nxjerr raporti i Indeksit të Zbatimit të Ligjit, i publikuar nga organizata World Justice që prej vitesh lëshon sinjale shqetësuese se Shqipëria po rrëshqet drejt autokracisë.

Për ta kuptuar më mirë çfarë tregon raporti i Indeksit të Ligjit, vlen krahasimi me Vietnamin.

Republika Socialiste e Vietnamit sipas njëjtit raport, dy vite më parë, renditej në vendin e 84, kurse Shqipëria e ndiqte pas në vendin e 87. Pra me Vietnamin na ndanin 2 vende, Belize dhe Gambia.

Këtë vit, diferenca sipas World Justice është thelluar. Shikoni tabelën më poshtë.

Republika Socialiste e Vietnamit është përmirësuar dhe pozicionohet në vendin e 81. Situata në Shqipëri është përkeqësuar dhe tani ajo pozicionohet në vendin e 89. Në mes qëndrojnë disa vende të Afrikës, apo edhe Ukraina.

Raporti i World Justice është tregues se qeveria jep më pak llogari, se abuzimi me pushtetin është gjithnjë e më i madh, se të drejtat e qytetarëve respektohen gjithnjë e më pak dhe se demokracia në tërësi është në përkeqësim.

Raporti tregon se Shqipëria është ende shumë larg vendeve të Bashkimit Europian drejt të cilave aspirojmë të integrohemi. Madje e kundërta po ndodh: po i ngjajmë vendeve të Azisë së Largët apo Afrikës, me nivel korrupsioni dhe autokraci të konsoliduara.

Shqipëria e ka një tregues kampion. Ky është niveli i korrupsionit. Prej vitesh renditemi në vendin e parë në Europë, sipas World Justice. Pak javë më parë të të njëjtin përfundim arrinte edhe një organizatë tjetër SELDI, (një organizatë e financuar nga Bashkimi Europian që vëzhgon korrupsionin dhe qeverisjen në vendet e Europës Juglindore). Edhe sipas saj, qeverisja në Shqipëri konsiderohej më e korruptuara e Europës Juglindore.

Ndërkohë bie në sy se një trend të ngjashëm me Shqipërinë po ndjek edhe Serbia, që këtë vit ka një rënie drastike në renditjen e përgjithshme. Në krah të kundërt me ta lëviz Kosova dhe Mali i Zi që qëndrojnë shumë më lart për nga kriteret e qeverisjes dhe korrupsionit mes vendeve të rajonit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.