☁️
Tiranë 15°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,034 ▼ -2.83% ETH $2,196 ▼ -2.82% XRP $1.3310 ▼ -1.71% SOL $81.9400 ▼ -3.41%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Xhaferri: Qytetaret sot i vendosen themelet e Maqedonise se ardhme

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sonte qytetarëve dhe institucioneve u uroi për votimin e zbatuar pa asnjë incident dhe me proces të qetë dhe demokratik të votimit.

“Me këtë qytetarët dëshmuan se i përkasin nivelit të kulturës politike të vendeve të zhvilluara demokratike, por ajo që është me rëndësi se i përkasin familjes së madhe evropiane”, tha Xhaferi.

Me këtë rast, Xhaferi u uroi të gjitha institucioneve vendore për procesin e qetë zgjedhor, pa asnjë parregullsi të paraqitur serioze.

“Qytetarët sot i vendosën themelet e Maqedonisë së ardhshme. Vota e sovranit është ai që vendos për ardhmërinë e këtij vendi. Shpresoj dhe  shpresojmë se vendimi i sovranit është në drejtim të një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, tha Xhaferi.

Ky vendim, siç theksoi ai, do të jetë bazë për proceset e ardhshme që na presin në periudhën e ardhshme në institucionet e sistemit.

Ai i konfirmoi informacionet që sot u dëgjua në opinion se nuk ka votuar, por potencoi se nuk ka mundur ta realizojë të drejtën e tij demokratike, sepse nuk ka qenë në listën zgjedhore. Shpresoj, tha ai se raste të këtilla nuk ka pasur shumë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse janë të mundura zgjedhje të parakohshme, duke pasur parasysh se kryeministri Zaev paralajmëroi mundësi të këtillë nëse nuk ka shumicë parlamentare për votim të ndryshimeve kushtetuese, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, tha se Parlamenti do të bëjë përpjekje që të sigurojë konsensus rreth kësaj çështje, sepse, siç tha nuk bëhet fjalë për interesa të ngushta partiake, por për interes të shtetit dhe qytetarëve.

“Lidhur me mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, kjo është punë e partive parlamentare politike, të cilët nëse sigurojnë shumicë në procedurë përkatëse e cila është caktuar në Rregullore dhe ligjet tjera do të mund të zbatohen”, tha Xhaferi.

Ai nuk deshi të komentojë për atë nëse jehona nuk është në pajtim me pritshmëritë e tyre dhe shkurt tha se për shifrat do të flasë kur rezultatet do të jenë finale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.