☁️
Tiranë 17°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.89 ▲0.98%
ARI 4,606 ▲1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,630 ▼ -1.59% ETH $2,039 ▼ -1.7% XRP $1.3151 ▼ -2.72% SOL $80.6900 ▼ -4.28%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.89 ▲0.98 % ARI 4,606 ▲1.07 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.89 ▲0.98 % ARI 4,606 ▲1.07 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Xhuvani mungon në gjyq dhe dërgon letër: Nuk ndihem mirë

Prej dy seancash, djali i ish-deputetes pritet të lexojë konkluzionet e mbrojtjes

Kostandin-XhuvaniPër të dytën herë radhazi është shtyrë seanca për të pandehurin e akuzuar për vrasjen e katërfishtë të ndodhur në lokalin e natës “Ante Grand” në Tiranë, Kostandin Xhuvani. Shkak për shtyrje u bë mungesa e Xhuvanit dhe avokatit të tij mbrojtës, Ardian Leka. Por dje, ndryshe nga hera e kaluar, Xhuvani kishte dërguar një letër, ku arsyetonte se nuk mund të paraqitej për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Xhuvani pritet të dënohet nga shkalla e parë për akuzën e “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”.

Seanca e parafundit, ku ka munguar Kostandin Xhuvani, u zhvillua më 23 shkurt, por atë ditë ai mungoi pa paraqitur asnjë motiv. Në seancën e djeshme, Xhuvani do të duhej të paraqiste mbrojtjen, në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për burgim të përjetshëm ndaj tij. Kostandin Xhuvani është djali i ish-deputetes të Partisë Socialiste, Luiza Xhuvani, dhe regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani. Ai u arrestua mëngjesin e 4 nëntorit të vitit 2014, pasi vrau me armë katër vetë në lokalin e natës “Ante Grand” pranë ambasadës amerikane. Viktimat ishin Arbër Demiraj, 19 vjeç, Enea Xhaj, Edison Jaho dhe italiani Paolo Azzola.

Në seancat e mëparshme, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Xhuvanit për gjykim të shkurtuar. Ky vendim i treshes së gjyqtarëve Sokol Tona, Artan Gjermeni dhe Arben Micko do të thotë se Xhuvanit i hiqet dënimi me burg të përjetshëm, të paktën në Shkallën e Parë. 25-vjeçari ka deklaruar më parë se do të flasë vetëm në seancën e konkluzioneve.

Për prokurorinë vrasja e katërfishtë është e faktuar si e kryer nga Xhuvani, ndërsa shkak për akuzën ka qenë një grindje banale mes Xhuvanit dhe viktimës Edison Jaho. Tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, por që me gjykimin e shkurtuar, Xhuvani mund të dënohet maksimalisht vetëm me 25 vite burg.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.