Zaev-Azeski: Partitë të fokusohen tek rritja ekonomike
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe kryetari i kësaj partie, Zoran Zaev është takuar me kryetarin e Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski për të diskutuar rreth programës së kësaj partie, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Branko Azeski ka kërkuar që partia e Zaev të përmbush premtimet e dhëna për ekonomi, nësë i fiton zgjedhjet e 11 dhjetorit.
”Kishim shumë për të thënë dhe për të mësuar. Këtu janë njerëz të biznesit që sigurojnë paga, taksa për shtetin, dhe janë shtysës të zhvillimit të përgjithshëm të ekonomisë sonë.
Në qoftë se e marrim nderin dhe përgjegjësin për të udhëhequr shtetin, do të jetë një mundësi i Qeverisë së re për të shfrytëzuar një kapacitet serioz i cili do të ndihmojë zhvillimin e përgjithshëm të Maqedonisë.
Jam i bindur se ne politikanët mundemi të mësojmë shumë nga Bashkësia e biznesit.” tha mes tjerash Zaev.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.