MaqedoniaRajoni

Zaev: Maqedonia e përkushtuar për tejkalimin e problemit me emrin

Këshilli Euroatlantik i Maqedonisë dhe “Civika Mobilitas” organizuan konferencën përmbyllëse të projektit “Forcimi i dialgut rinor për promovimin e demokracisë në frymën e integrimeve euro-atlantike”.

Në konferencë, të pranishmëve iu drejtua edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i cili theksoi se rreth 60 për qind e të rinjve të përfshirë në hulumtime, konsiderojnë se mundësitë e tyre do të rriten me realizimin e këtyre qëllimeve.

Ai tha se të dhënat tjera të këtij hulumtimi tregojnë se të rinjtë nuk janë përfshirë mjaftueshëm në proceset që lidhen me integrimet euroatlantike.

Sipas tij, tani është koha për ndryshime.

Zaev theksoi se qeveria krijon kushte për ndërtimin e konsensusit kombëtar me të gjitha subjektet politike vendimmarrëse, me presidentin e vendit dhe me opozitën për përshpejtimin e integrimit të Maqedonisë në NATO.

“Jemi të përkushtuar për të gjetur një mënyrë për të tejkaluar problemin që ka Greqia me emrin e shtetit tonë. Besojmë se kjo është e mundur nëpërmjet një qasjeje gjithëpërfshirëse në vend dhe krijimin e një atmosfere pozitive të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit me Greqinë”, tha Zaev.

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi theksoi se Maqedonia ka një mosmarrëveshje për shkak të së cilës nuk u bë anëtare e NATO-s në Samitin e Bukureshtit.

“Jam i bindur se qeveria aktuale dhe kjo shumicë parlamentare, shumë seriozisht, dhe do të thoja me një vendosmëri politike, ka filluar procesin me të cilin do të kthehemi përsëri në rrugën e integrimeve euroatlantike”, tha Xhaferi.

Në konferencë ishin të pranishëm edhe disa ambasadorë, anëtarë të kësaj organizate si dhe përfaqësues të organizatës nga Serbia, Kosova dhe Bullgaria.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button