Kryeminsitri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, asaj të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, thekoi se takimi i sotëm ishte shumë i frytshëm, u nënshkruan 11 marrëveshje për të cilat u shpreh se ministrit dhe institucionet përkatëse do të punojnë në zbatimin e tyre. Zaev ofroi edhe mbështetje të pa rezervë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. “Për Maqedoninë Kosova është një nga partnerët më të rëndësishëm për ekonominë tonë. Çdo përparim i marrëdhënieve dypalëshe rrit stabilitetin në rajon, andaj edhe mbështesim dialogun Kosovë-Serbi. Japim mbështetjen e pa-rezervë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Jemi të gatshëm të ndihmojmë me përvojën tonë. Kishim një ditë të frytshme. Besoj se në periudhën e ardhshme ministrat dhe institucionet do të zbatojnë detyrat që i dhamë sot”, deklaroi Zoran Zaev, pas mbledhjes së parë ndërqeveritare me Republikën e Kosovës.