Politika

Zaganjori përfiton 6.3 milionë lekë nga diplomat e studentëve

zaganjori-320x220Xhezair Zaganjori

Viti 2012

Të ardhura nga qiraja (zyrë)-432.000 lek

Shtesë në euro në llogarinë e bashkëshortes: 5.200 euro

Tërheqje dhe mbyllje e llogarisë në USD- 900 USD

Depozitë e re në euro – 10.000 euro

Depozitë në lekë – 1.300.000 lekë

Pagesë për shkollën e djalit në Londër- 17.500 GBP

Paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese – 2.052.336 lekë

Të ardhurat nga bashkëshortja si notere – 850.000 lekë

Të ardhura nga udhëheqja shkencore e doktoraturave, master etj., 2.507.000 lekë

Të ardhura nga udhëheqja shkencore në universitete private- 15.000 euro + 192.000 lekë

Anëtarësia në Këshillin e Lartë të Arsimit dhe Shkencës- 60.408 lekë

Të ardhura nga bashkëpunimi me fondacionet e huaja- 3.320 euro+257.000 lekë

Të ardhura nga libri “Jurisprudencë dhe Praktikë Ndërkombëtare”- 112.000 lekë

Viti 2013

Të ardhura nga qira (zyrë)-432.000 lekë

Shtesë në depozitën në euro- 7.160 euro + 230 euro

Interesa nga depozita kryesore në euro: 1/690 euro

Shtesë në depozita: 1.300.00+50.000 lekë

Pagesa për master në Londër e djalit Renis- 7500 GBP

Hapje llogari e djalit Mirlind në Gjermani për kurs parauniveristar-9000 euro

Kartë krediti e djalit Renis- 1.650 euro

Paga si anëtarë i Gjykatës Kushtetuese dhe i Gjykatës së Lartë- 2.042.000 lekë

Të ardhurat e bashkëshortes si notere- 943.000 lekë

Të ardhura nga mësimdhënia dhe udhëheqja shkencore në universitete private- 17.000 euro+126.000 lekë

Të ardhura nga bashkëpunimi me fondacione të huaja- 1.985 euro+202.500 lekë

E ardhura nga shitje libri – 120.000 lekë

Të ardhura nga KLD- 119.000 lekë

Paga e djalit Renisit si specialist në zyrën e Komisionerit kundër Diskriminimit- 247.328 lekë

PASURIA e ANËTARËVE të KLD

Kreu i Gjykatës së Lartë paguan 7500 paund për shkollimin e të birit në Londër

Kryetari i Gjykatës së Lartë, njëkohësisht anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Xhezair Zaganjori, deklaron në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKPKI) të ardhura nga mësimdhënia në vlerën e 63 milionë lekëve të vjetra. Ajo çfarë e diferencon Zaganjorin nga kolegët e tij në gjyqësor dhe në KLD, është fakti se ai një pjesë dërrmuese e këtyre të ardhurave, përveç pagës, vijnë nga puna e tij akademike. Udhëheqja e diplomave të të gjitha niveleve në universitetin shtetëror dhe ato private, i sjell Zaganjorit një burim të rëndësishëm të ardhurash. Vetëm për vitin 2012 ai deklaron shifrat e rreth 2.700.000 lekëve dhe të 15 mijë euro vetëm nga ekspertiza në këtë fushë. Në një total në këtë vit ai ka përfituar 4.8 milionë lekë vetëm nga udhëheqja e diplomave. Ndërkaq, për vitin 2013 vetëm nga udhëheqja e diplomave ai ka përfituar 17 mijë euro, duke i shtuar 126 mijë lekë, thënë ndryshe 2.5 milionë lekë, (25 milionë lekë të vjetra). Në dy vite vetëm nga ky zë i të ardhurave, kryetari i Gjykatës së Lartë, anëtar i KLD-së, ka arritur të përfitojë 6.3 milionë lekë (63 milionë të vjetra) brenda dy viteve vetëm nga ky zë. Por ndërkaq, Zaganjori pohon në deklaratat e tij të pasurisë të ardhura të shumta si pasojë e bashkëpunimit me fondacione të huaja. Për vitin 2012, ai deklaron se ka përfituar nga ky bashkëpunim 3.320 euro, plus 257.000 lekë. Për vitin 2013, ai deklaron se ka arritur të përfitojë nga ky zë 1.985 euro plus 202.500 lekë. Të ardhura të mira kreu i Gjykatës së Lartë deklaron dhe për sa u përket fitimeve që ai merr nga botimi i librave në Jurisprudencë. Këto të ardhura shtuar ato të pagës, atë të qirasë së një zyre dhe po kështu honoraret nga pjesëmarrja në Këshillin e Lartë të Drejtësisë kanë bërë që depozitat bankare të familjes së Xhezair Zaganjorit të pësojnë rritje të përvitshme. Ndërkaq, duket se një pjesë e mirë e të ardhurave të tij dhe të bashkëshortes me profesion notere, shkojnë për shkollimin e dy djemve të tyre. Për vitin 2012, ai deklaron se ka paguar 17.5 mijë paund britanik për masterin e djalit të tij në Londër. Ndërsa në vitin 2013, për djalin e tij, Renis Zaganjori, ka shtuar dhe një vlerë prej 7.5 mijë paund për shkollën në Londër. Nga ana tjetër për djalin Mirlind Zaganjori, kreu i Gjykatës së Lartë thekson se ka përdorur shumën e 9 mijë eurove për t’i hapur një llogari në Gjermani, ku ai ka ndjekur një kurs parauniveristar. Por për vitin 2013, djali i tij, Renis, deklaron një pagë prej 247.328 lekësh, duke qenë se është punësuar si specialist në zyrën e Komisionerit kundër Diskriminimit. Zaganjori konsiderohet si një nga drejtuesit më të lartë të sistemit të drejtësisë në vend, ai ka mbajtur më parë dhe detyrën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Zaganjori ishte propozimi i Partisë Demokratike në kohën që ishte në pushtet për të mbajtur detyrën e Presidentit të Republikës, por kandidatura e tij nuk arriti dot të gjente mbështetje të gjerë te politika shqiptare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button