🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 73.59 ▼0.37%
ARI 4,134 ▼1.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,290 ▼ -4.3% ETH $1,655 ▼ -6.18% XRP $1.1013 ▼ -4.71% SOL $69.0100 ▼ -7.21%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.59 ▼0.37 % ARI 4,134 ▼1.63 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.59 ▼0.37 % ARI 4,134 ▼1.63 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Kronika

Zbardhen detaje nga seanca në GJKKO, Veliaj

Zbardhen detaje nga seanca me dyer të mbyllura për vlerësimin e masës se sigurisë ndaj Erion Veliajt.

Kryebashkiaku i Tiranës i ka kërkuar prokurorit Olsi Dado të tërhiqet nga çështja, pasi ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit.

Veliaj ka sqaruar se se prokurori ka marrë një leje ndërtimi nga e cila nuk ka mbetur i kënaqur, madje ka zbuluar se në një bisedë me të, Dado i është drejtuar me fjalët: Do ta mbash mend!”.

“Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dhe ke perfituar leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”.

Gjatë momentit që Veliaj ka mbajtur fjalën gjyqtari i Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e zërit dhe ruajtjen e solemnitetit para gjykatës.

Kujtojmë se sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Veliaj akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndaj bashkëshortes së tij, SPAK thotë se rëndojnë akuzat korrupsion pasiv, pastrim parash e fshehje pasurie. Ndërkohë të 5 biznesmenët akuzohen nga SPAK për veprën penale korrupsion aktiv, pasi sipas Prokurorisë së Posaç me kanë dhënë ryshfet të Veliaj për të marrë fonde publike dhe leje ndërtimi.

SPAK njofton se po kryen hetime paraprake edhe për deputeten socialiste Klotilda Bushka, që sipas Prokurorisë së Posaçme ka penguar zbulimin e së vërtetës. Dy prokurorët që hetuan çështjen janë Olsi Dado dhe Altin Dumani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.