☁️
Tiranë 16°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.21 ▲0.79%
ARI 4,611 ▼5.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $69,701 ▼ -3.82% ETH $2,157 ▼ -3.92% XRP $1.4495 ▼ -1.11% SOL $89.0100 ▼ -1.82%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.21 ▲0.79 % ARI 4,611 ▼5.83 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.21 ▲0.79 % ARI 4,611 ▼5.83 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Zbardhen shkresat: Financat tentuan të mos paguanin Crown Agents, u tërhoqën

aaa

Korrespondenca është zhvilluar në gjysmën e parë të 2015-s (deri në korrik) dhe lidhet me performancën e kompanisë britanike për 2014-n. Të ardhurat doganore në total atë vit u rritën me 0.77% të PBB-së, apo me 10.9 miliardë lekë më shumë. Në një shkresë të drejtorisë së Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, në mars 2015, që i drejtohej zëvendsministres së financave thuhej se kjo shtesë ka ardhur 6.6 miliardë lekë si rrjedhojë e ndikimit të paketës fiskale dhe 4.2 miliardë lekë nga kuadri makroekonomik. Viti 2014 u mbyll me të ardhura 5.5 miliardë lekë më pak se plani, ku ndikimin më të madh e dhanë akciza dhe renta. Drejtori i politikave fiskale e sqaron zëvendësministren se “Llogaritja e të ardhurave për administratën doganore për vitin 2014 nuk merr parasysh të ardhurat shtesë prej 1% të PBB-së të cilat duhet të kishin ardhur si rezultat i marrëveshjes me Crown Agents. Në fakt, në krahasim me vitin 2013, të ardhurat nga administrata doganore janë 10.9 miliardë lekë më shumë se në vitin 2013, ose 0.77 % e PBB-së”.
Ministria e Financave ka tentuar të shfrytëzojë faktin që realizimi i pjesshëm i kritereve të performancës së të ardhurave është pranuar nga Crown Agent në rishikimin vjetor që i është dërguar Autoritetit Kontraktues në 17 shkurt.


Kërcënimi i Crown: nëse nuk bëni pagesën ju çojmë në arbitrazh

Në email-in që David Smith nga Crown, i ka dërguar doganave dhe zv ministres së financave, “kërcënon” që nuk ka asnjë mundësi që drejtorët të pranojnë mospagesë totale për objektivin e të ardhurave, duke paralajmëruar se do e çojë çështjen për zgjidhje të pavarur në arbitrazh. Ai pohon se mund të pranojnë një pagesë prej minimumi 80%. Smith thotë se është e vërtetë që ata kanë pranuar në raportin e 17 shkurti se objektivi i të ardhurave nuk është arritur, por shton se aty tregohet qartësisht se Autoriteti Kontraktues (qeveria) nuk ka përmbushur detyrimet në bazë të kontratës, çka ka ndikuar direkt punën e britanikëve dhe mundësinë për të realizuar objektivin e të ardhurave. Pasi është konsultuar me kompanitë ligjore në Angli dhe Shqipëri, David Smith thotë se autoriteti kontraktues, në këtë rast Ministria e Financave, duhet të kishte kthyer përgjigje nëse kompania britanike duhet të merrte apo jo pagesën brenda një afati të caktuar, gjë e cila nuk ka ndodhur. “Sipas paragrafit 2.3 të shtojcës C të kontratës, Autoriteti Kontraktues ka detyrimin për të përmbushur procedurën e miratimit. Është përcaktuar në mënyrë të qartë, se: “nëse Kreu i Këshillit Menaxhues të Programit (KMP) nuk lajmëron kontraktorin me shkrim për refuzimin e pagesës (me një shpjegim të detajuar si me arsyen (et) për refuzim) brenda një periudhe prej 10 ditë pas datës së marrjes nga kryesuesi i raportit Shqyrtues, të gjitha pretendimet e ngritura nga kontraktuesi do të konsiderohen si të pranuara nga Autoriteti Kontraktues “.

Në vitin 2015 performanca e doganave ka rënë dukshëm si me planin dhe me faktin e vitit. Deri në fund të muajit nëntor, doganat kishin grumbulluar 7.3 miliardë lekë më pak në krahasim me faktin e vitit 2014, dhe 9.5 miliardë lekë më pak se plani i vitit. Siç shihet nga rezultatet e të ardhurave doganore, kompania britanike, Crown Agents, jo vetëm që nuk e ka përmbushur detyrimin kontraktor për rritjen e të ardhurave, por deri në fund të nëntorit ato ishin 52 milionë euro më pak se fakti i vitit 2014.

Pagesat e kryera deri tani

Sipas të dhënave nga Open Spending Albania, Crown ka marrë gjatë viteve 2014-2015 rreth 6.8 milionë euro. Nga kjo shumë rreth 553 milionë lekë (rreth 4 milionë euro) janë paguar gjatë vitit 2014 dhe 388 milionë lekë (rreth 2.8 milionë euro) të tjera gjatë vitit 2015. Sipas përshkrimit në pagesë, në 2015-n pagesat janë bërë sipas marrëveshjes dt 9.2.2015.
Në 2014-n pagesat janë kryer me përshkrimin shërbime asistence në lidhje me administratën doganore të Shqipërisë nga Crown Agents.

Pagesat e parashikuara sipas kontratës

E konceptuar si një kontratë konsulence e ndërthurur me aksione në terren, kompania që nënshktroi marrëveshje me qeverinë shqiptare në fund të vitit 2013 do të fitonte si pagesa 8.5 milionë euro në dy vitet e para të aktivitetit, plus 400 mijë euro për makina dhe të tjera pagesa për zyrat dhe infrastrukturën operacionale në Shqipëri dhe kishte mundësi për shtyrje kontrate edhe një vit tjetër. Për qëllimet e kryerjes së shërbimeve, qeveria ia ka ofruar kontraktuesit pa pagesë, duke nisur nga data e fillimit të shërbimit, zyrat, automjetet, pajisjet dhe lehtësitë e tjera të përcaktuara në shtojcën B, e cila nuk është bërë publike dhe nuk është e botuar në QPZ. Vlera totale e tarifave dhe shpenzimeve të drejtpërdrejta për vitin e parë, sipas kontratës, nuk do të kalonte shumën 4,250,000 euro (katër milionë e dyqind e pesëdhjetë mijë euro), plus koston e furnizimit dhe vënies në përdorim të 10 (dhjetë) automjeteve operacionale (deri në një shumë limit prej 400.000 eurosh). Vlera e përgjithshme e tarifave dhe e shpenzimeve të drejtpërdrejta për vitin e dytë të kontratës nuk do të kalojë shumën 4,250,000 euro (katër milionë e dyqind e pesëdhjetë mijë euro). Në fillim të këtij viti Qeveria shqiptare njoftoi mosrinovimin e kontratës me kompaninë e konsulencës në dogana, Crown Agents. Financat raportuan se vlerësonin punën e saj, që nuk lidhej vetëm me të ardhurat, por pohon se “tani do të mund të vazhdojmë të realizojmë standardet që përvetësuam”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.