☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 13 April 2026
S&P 500 6,822 ▲0.08%
DOW 47,743 ▼0.36%
NASDAQ 22,957 ▲0.24%
NAFTA 102.74 ▲6.39%
ARI 4,734 ▼1.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $72,001 ▲ +1.52% ETH $2,217 ▲ +1.32% XRP $1.3352 ▲ +0.67% SOL $82.9100 ▲ +1.43%
S&P 500 6,822 ▲0.08 % DOW 47,743 ▼0.36 % NASDAQ 22,957 ▲0.24 % NAFTA 102.74 ▲6.39 % ARI 4,734 ▼1.12 % S&P 500 6,822 ▲0.08 % DOW 47,743 ▼0.36 % NASDAQ 22,957 ▲0.24 % NAFTA 102.74 ▲6.39 % ARI 4,734 ▼1.12 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Kosova

Zbulohen kostot financiare të dy palë zgjedhjeve që u mbajtën vitin e kaluar në Kosovë, fatura shkoi mbi 22 mln euro

Në vitin 2025, Kosova organizoi dy palë zgjedhje parlamentare e dy raunde të zgjedhjeve lokale.

Përpos zgjedhjeve të rregullta, u mbajtën edhe ato të parakohshmet për shkak të mungesës së vullnetit politik për zgjedhjen e qeverisë. Këto procese zgjedhore, Kosovës i kushtuan mbi 22 milionë euro.

“Sipas raporteve të deritashme, shuma e mjeteve të shpenzuara për organizimin e këtyre proceseve zgjedhore është në vlerën e rreth 22 milionë eurove, sigurisht se së shpejti do të kemi raportet përfundimtare për të gjitha këto procese zgjedhore”, shprehet Valmir Elezi, zëdhënës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Por, mungesa e vullnetit politik për marrëveshje, Kosovën mund ta çojë edhe një herë në zgjedhje të parakohshme parlamentare këtë qershor. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nëse deri më 28 prill, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk zgjedhin presidentin e ri të vendit, qytetarët edhe një herë do u drejtohen kutive të votimit. Ky proces mund t’i kushtojë vendit deri në 7 milionë euro të tjera, bazuar në koston e zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit edhe pse kjo do të përcaktohet nga kërkesat e njësive të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor, shuma e planifikuar nga KQZ ka qenë në vlerën e 11.5 milionë eurove, ndërkaq sipas raporteve të deritashme nga kjo shumë e përgjithshme janë shpenzuar rreth 7 milionë euro”, shton ai.

Nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe këtë vit, do të jetë në dorën e partive politike dhe vullnetit të tyre për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditësh nëse nuk zgjidhet kryetari i shtetit sipas afatit të përcaktuar.

The post Zbulohen kostot financiare të dy palë zgjedhjeve që u mbajtën vitin e kaluar në Kosovë, fatura shkoi mbi 22 mln euro appeared first on Sot News | Lajme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.