☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.33 ▼1.26%
ARI 5,000 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,145 ▼ -1.46% ETH $2,329 ▼ -0.85% XRP $1.5192 ▼ -2.8% SOL $94.6300 ▼ -0.47%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.33 ▼1.26 % ARI 5,000 ▼0.17 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.33 ▼1.26 % ARI 5,000 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kronika

Zbulohen mijëra litra pije alkoolike, subjekti nuk paguante akcizë

Mijëra litra pije alkoolike janë zbuluar dhe sekuestruar nga autoritetet doganore, pasi prodhimi i tyre “nuk ishte i autorizuar” dhe subjekti është shmangur nga pagesa e akcizës.

pijeDrejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi sot se, grupet e përbashkëta doganore dhe “Crown Agents” ushtruan kontroll në ambientet e subjektit “F. K.”, në fshatin Mazhe, në rrethin e Krujës.

Raportohet se, gjatë kontrollit rezultoi se subjekti prodhonte pije alkoolike në mënyrë të paautorizuar dhe të jashtëligjshme në ambientet e një restoranti në ndërtim, duke shmangur detyrimet e akcizës.

“9400 litra të dyshuara si bërsi rrushi për prodhimin e rakisë, 4800 litra të dyshuara si verë, 65 litra verë e paetiketuar dhe e ambalazhuar në shishe, si edhe 334,5 litra verë e paetiketuar dhe e ambalazhuar në kuti kartoni, u gjetën gjatë kontrollit dhe u sekuestruan nga strukturat e Doganës. U sekuestruan gjithashtu edhe 20 depozita me kapacitet nga 1600 deri në 4000 litra”, thuhet më tej në njoftim.

Subjekti “F.K.”, sipas autoriteteve doganore, ishte i regjistruar si subjekt tatimpagues prej vitit 2008 dhe ishte pajisur me leje nga AKU për prodhimin e verës, por asnjëherë nuk ishte regjistruar si subjekt Akcize pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

“Subjekti kishte edhe mangësi të theksuara në dokumentacion, ku mungonin librat e blerjes së lëndës së parë dhe ata të shitjes së produktit përfundimtar”, përfundon njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.