Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 14 April 2026
S&P 500 6,921 ▲0.5%
DOW 48,357 ▲0.29%
NASDAQ 23,425 ▲1.04%
NAFTA 95.38 ▼3.73%
ARI 4,817 ▲1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $75,168 ▲ +5.03% ETH $2,389 ▲ +8.17% XRP $1.3869 ▲ +3.58% SOL $86.8900 ▲ +4.12%
S&P 500 6,921 ▲0.5 % DOW 48,357 ▲0.29 % NASDAQ 23,425 ▲1.04 % NAFTA 95.38 ▼3.73 % ARI 4,817 ▲1.03 % S&P 500 6,921 ▲0.5 % DOW 48,357 ▲0.29 % NASDAQ 23,425 ▲1.04 % NAFTA 95.38 ▼3.73 % ARI 4,817 ▲1.03 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Arte

Zbulohen thesare nga periudha e Aleksandrit të Madh

Në një shpellë në Izrael është zbuluar një thesar i epokës së Aleksandrit të Madh, ndërsa arkeologët vendas mendojnë se monedhat dhe bizhuteritë janë fshehur aty nga disa refugjatë që po kërkonin t’i shpëtonin luftës.

thesari-630x356Prejardhjen e thesarit 2300 vjeçar e konfirmon edhe Autoriteti Izraelit i Antikuareve.

“Kjo gjetje mund të na mësojë rreth një fenomeni të ri që vetëm tani kemi nisur ta kuptojmë, atë të refugjatëve që janë fshehur nëpër shpella në Galile, si dhe faktin që kjo ka ndodhur në kohën e Aleksandrit të Madh, ose pas vdekjes së tij, kur pasardhësit filluan të luftonin kundër njeri-tjetrit”, shprehen ata.

Vetëm muajin e kaluar, disa zhytës në brigjet izraelite gjetën një thesar edhe më të madh, rreth 2 000 monedha floriri të shekullit XI, të cilin arkeologët e shohin si një ndihmesë të veçantë për të hedhur dritë mbi epokën kur këto toka sundoheshin nga kalifët myslimanë.

Thesari u zbulua në një shpellë me stalaktite në rajonin e Galilesë. Në të përfshihen dy monedha argjendi të prodhuara në kohën e mbretërimit të Aleksandrit të Madh dhe disa bizhuteri të tjera, si unaza, byzylyqe dhe vathë.

Autoriteti Izraelit i Antikuareve nuk pranoi të tregonte vendndodhjen e saktë të shpellës duke iu frikësuar plaçkitjes, por thesari u dërgua në Jeruzalem për t’u ekspozuar për publikun.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.