🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,441 ▼ -1.93% ETH $2,204 ▼ -1.73% XRP $1.3331 ▼ -0.91% SOL $82.2200 ▼ -2.27%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Policia e Durrësit ka zbuluar një bazë që prodhonte drogë sintetike për adoleshentët si dhe ka goditur grupin që e prodhonte dhe e shpërndante pranë shkollave të mesme.

Në pranga ranë dy vëllezër të moshës 20 dhe 25 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre

Gjatë operacionit u sekuestruan dhjetëra paketime “karamelesh” me drogë, 650 gramë lëndë narkotike, kanabis, materiale për prodhim dhe pajisje të tjera.

Njoftimi i policisë Durrës

Finalizohet Operacioni  policor i koduar “Shije e hidhur”.

Zbulohet baza që prodhonte drogë sintetike për adoleshentët

Gjatë operacionit u godit rrjeti që  prodhonte dhe shpërndante drogë në formë karamelesh pranë shkollave.

Vihen në pranga dy vëllezër dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sekuestrohen dhjetëra  paketime me lëndë narkotike të përpunuar në formë karameleje, xhelatine në formë karameleje, përbërës të ndryshëm që shërbejnë për prodhimin e karameleve me lëndë narkotike sintetike dhe lëndë narkotike kanabis.

Në përmbushje të një prej prioriteteve e kryesore , atë të sigurisë së jetës dhe shëndetit të nxënësve në shkolla, duke parandaluar dhe goditur fenomenet negative me fokus lëndët narkotike, bazuar dhe në  informacionet  siguruara në rrugë operative, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar  “Shije e hidhur”.

Gjatë operacionit është zbuluar një bazë e përpunimit të drogave sintetike si dhe është goditur grupi që prodhonte dhe shpërndante drogën sintetike  pranë shkollave të mesme.

Në vijim të operacionit u arrestuan në flagrancë dy vëllezër , konkretisht shtetasit L. L., 20 vjeç  dhe R. L, 25 vjeç, të dy lindur në Kavajë dhe banues në Tiranë.

Si dhe  u bë shpallja në kërkim e shtetasit Xh. L, 20 vjeç, banues në Tiranë, ku vijon puna intensive për kapjen e tij.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përgatitur kushtet për përpunimin e lëndëve narkotike, duke arritur të prodhonin lëndë narkotike sintetike në formë xhelatine (“karamele”). Secili nga shtetasit kujdesej për krijimin e kushteve për ushtrimin e aktivitetit të jashtëligjshëm, konkretisht për prodhimin, transportimin dhe shitjen e lëndës narkotike, kryesisht te moshat adoleshente.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit L. L., pranë bllokut të shkollave, shërbimet e Policisë i gjetën  dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 50 paketime me lëndë narkotike të përpunuar në formë karameleje, me peshë 650 gramë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtyre shtetasve në Tiranë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,  xhelatine në formë karameleje; lëndë narkotike kanabis; 550 gramë material sintetik i gatshëm për prodhimin e karameleve sintetike me lëndë narkotike; një peshore elektronike; kallëpe plastike si ato që përdoren për dhënien e formës së karameleve; si dhe përbërës të ndryshëm që shërbejnë për prodhimin e karameleve me lëndë narkotike sintetike.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe dokumentimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore procedurale do të referohen pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.