☁️
Tiranë 8°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,725 ▲ +1.35% ETH $2,236 ▲ +2.43% XRP $1.3516 ▲ +0.68% SOL $84.4300 ▲ +1.75%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Zbulohet e kaluara kriminale e shqiptarit që i prenë kokën në Greqi

Mediat greke kanë raportuar detaje të reja lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar në Greqi, Bledar Tërpollari. Makabritetin ata e cilësojnë si krim për hakmarrje me simbolikë të lartë.

I riu ishte rritur në një familje me shumë probleme ekonomike dhe ishte vet i gjashtë. Ai kishte muaj që kërkonte punë deri sa një fermer i fshatit Thesprotia i ofroi punë si bari.

Mes pistave që po hetohen është edhe ajo e “Kanunit”, duke qenë se Tërpollari kishte një të kaluar kriminale.

Sipas rezultateve të autopsisë, në trupin e tij nuk ka asnjë shenjë dhune. Ai mund të jetë qëlluar në qafë dhe më pas i është prerë plotësisht koka, raporton “news247.gr”.

Mjekët që kanë kryer autopsinë thonë se shqiptarit i është prerë koka me thikë rreth orës 20:00 të së dielës.

25-vjeçari mund të jetë therur në një kohë kur po flinte dhe më pas e kanë tërhequr zvarrë 2-3 metra duke i këputur plotësisht kokën nga trupi.

Policia greke gjithashtu nuk e përjashton pistën që i riu mund të ketë zbuluar “liderët” e një mafia shqiptare, gjë e cila mund të ketë sjellë dhe ekzekutimin e tij.

Në mënyrë që kjo të ishte një manifestim shembullor për të tjerët u vra në këtë mënyrë çnjerëzore.

Viktima ishte dëbuar më parë nga territori grek nga autoritetet, por ai është rikthyer sërish.

Përveç të kaluarës me precedentë, policia greke thotë se shqiptari ishte dhe përdorues droge.

Kjo çon në pistën që Tërpollari mund të ketë bashkëpunuar me mafien shqiptare për transportin e drogës në Greqi.

Fakti që koka e tij ende nuk është gjetur çon në dyshimet se mund të jetë marrë nga ekzekutuesi si dëshmi për vrasjen e tij.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.