roze
Zbulohet “mashtrimi” i Taylor Swift
Veshja e saj në ceremoninë e “iHeartRadio Awards”, tregonte qartë çdo detajë të trupit të saj, kështu që nuk ishte aspak e vështirë të vihej re se të pasmet e Taylor Swift ishin më të mëdha se ato që jemi mësuar të shohim zakonisht.
Teksa ka kaluar në tapetin e kuq të “iHeartRadio Awards”, fundshpina e 25-vjeçares dukej shumë ndryshe krahasuar me fotot e bëra gjatë ceremonisë së “Grammys”, 1 vit më parë.
“Look-u” i ri i Taylor ka bërë fansat të dyshojnë se kjo e fundit ka përdorur të pasme false, por ka patur edhe nga ata komentues që mendojnë se këto të pasme janë rezultat i një palestre të rregullt të yllit.