Ekonomia

Zbutja pasojave nga COVID/ OKB, 97 milionë USD për Planin e rimëkëmbjes në Shqipëri

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) mbështet me një fond prej 97,393,880 USD, planin social – ekonomik dhe të rimëkëmbjes së Shqipërisë, me impakt zbutjen e pasojave të krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Në një njoftim për shtyp, OKB citon se “me një buxhet të vlerësuar prej 97,393,880 USD, plani i propozuar përcakton ofertën e konsoliduar të agjencive të Kombeve të Bashkuara për përgjigjen socio-ekonomike dhe rimëkëmbjen duke plotësuar Planin Kombëtar të Reagimit të Qeverisë së Shqipërisë (që do të dalë së shpejti) dhe Planin aktual të Përgatitjes dhe Reagimit Strategjik Kombëtar”.

Qëllimi i këtij Plani është të sigurohet një përpjekje e bashkërenduar, bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse për të adresuar ndikimet shumëdimensionale të COVID-19, dhe për të mbrojtur nevojat dhe të drejtat e njerëzve që jetojnë nën presionin e pandemisë, me një përqendrim në grupet më të rrezikuara dhe njerëzit që rrezikojnë të lihen pas.

Ndërkohë që Plani u zhvillua nën udhëheqjen e përgjithshme të Zyrës së Koordinatorit të Përhershëm të OKB në Shqipëri dhe udhëheqjen teknike të UNDP Albania me mbështetjen OBSH dhe UNICEF Albania.

Sipas OKB, Plani identifikon 113 veprime prioritare që synojnë promovimin e zhvillimit socio-ekonomik në Shqipëri duke minimizuar dhe zbutur ndikimin negativ të COVID-19, dhe duke ndërtuar përpara më të mirë-COVID në një rrugë të qëndrueshme për arritjen e SDG-ve.

“Plani kërkon të mbështesë Qeverinë e Shqipërisë në rimëkëmbjen e vendit duke u bazuar në pesë shtylla, përkatësisht: Mbrojtja e sistemit dhe shërbimeve dshëndetësore – udhëhequr nga OBSH; Mbrojtja sociale dhe shërbimet themelore – udhëhequr nga UNICEF;  Mbrojtja e vendeve të punës dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe aktorët më të prekshëm prodhues – e udhëhequr nga UNDP; Përgjigja makroekonomike dhe bashkëpunimi shumëpalësh – udhëhequr nga Zyra e Koordinatorit të Përhershëm të OKB;  Kohezioni social dhe rezistenca e komunitetit – udhëhequr nga UNDP”- thuhet në njoftimin e OKB-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button