☁️
Tiranë 15°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,829 ▲ +1.53% ETH $2,237 ▲ +2.25% XRP $1.3480 ▲ +0.63% SOL $84.3100 ▲ +1.33%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Bota

Zelenskyy takohet me udhëheqësit botërorë në takimin e G7-ës

Vizita e presidentit ukrainas në Japoni vjen pasi Presidenti Joe Biden u tha udhëheqësve të G7-ës të premten se Uashingtoni mbështet programin e përbashkët të trajnimit për pilotët ukrainas në avionët luftarakë amerikan F-16, ndërsa Kievi kërkon të rrisë fuqinë e tij ajrore kundër Rusisë.

“Folëm shumë për koalicionin e ardhshëm të avionëve dhe dua të falënderoj ju dhe të gjithë partnerët për këtë vendim, për misionet stërvitore pasi kjo vërtetë është shumë e rëndësishme”, tha udhëheqësi ukrainas Zelenskyy.

Pas takimit me kryeministrin indian, Modi, ky i fundit e bëri të qartë mbështetjen e tij për dialogun dhe diplomacinë për të gjetur një rrugë përpara, sipas një deklarate në llogarinë zyrtare të zyrës së tij në ‘Twitter’.

Udhëheqësit e demokracive më të fuqishme të botës u zotuan të shtojnë masat ndëshkimore ndaj Rusisë për sulmin e saj në Ukrainë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve të mëtejshëm të ekonomisë.

“Do t’i vendosim kufizime tregtisë me diamantët rusë. Diamantët rusë nuk do të rrojnë përgjithmonë”, tha Charles Michel, President i Këshillit Evropian.

Presidenti Volodymyr Zelensky i Ukrainës, një vend joanëtar i G-7ës, merr pjesë pasi u kthye nga Takimi i Lidhjes Arabe, në Xhedah të Arabisë Saudite.

Vende të tjera jo anëtare të ftuar përfshijnë krerët e Indonezisë, Koresë së Jugut, Vietnamit dhe Brazilit, pasi mikpritësi i takimit, kryeministri japonez dëshiron që vendimet të përfshijnë edhe përkrahjen e shteteve të hemisferës jugore.

“Ata e kanë kuptuar se kjo nuk mund të jetë vetëm një bisedë e ngushtë e G-7-ës për vendosje e sanksioneve ndaj Rusisë, por duhet të jetë një bisedë më e gjerë mbi pasojat globale të agresionit të Rusisë”, thotë Sheila Smith, eksperte për Japoninë tek Këshilli për Marrëdhniet me Jashtë.

Gjatë fundjavës, udhëheqësit diskutuan për Kinën, duke kërkuar të pakësojnë ndërvarësinë në zinxhirët e furnizimit dhe të kundërshtojnë praktikat e Kinës që duke përdorur huatë apo investimet tek vendet e treta të ushtrojë presion mbi to.

“Nëse takimi i G-7-ës dëshiron të diskutojë këtë çështje, ai mund të diskutojë së pari se si Shtetet e Bashkuara nënshtrojnë gjashtë vendet e tjera anëtare”, thotë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin.

Duke vizituar Memorialin e Paqes të qytetit pranë Kupolës Genbaku, e vetmja strukturë e pashembur pas sulmit me bombë atomike të SHBA-së më 1945, që vrau më shumë se 130,000 njerëz, udhëheqësit e G-7-ës u zotuan për angazhimin e tyre për “arritjen e një bote pa armë bërthamore”, duke i bërë thirrje Rusisë, Kinës, Koresë së Veriut dhe Iranit të ndërpresin aktivitetet e tyre bërthamore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.