Kosova

Zgjatet paraburgimi për Oliver Ivanoviqin

Oliver Ivanoviq, i cili po gjykohet për krime lufte dhe urdhërimin e vrasjes së shqiptarëve të Kosovës, do të lihet edhe dy muaj të tjerë në burg, pavarësisht një lutjeje të re nga presidenti serb.
zgjatet-paraburgimi-p-euml-r-oliver-ivanoviqin_hdGjykata në Mitrovicë në Kosovën Veriore, ditën e enjte e zgjati burgimin e Ivanoviqit, duke injoruar apelin e nivelit të lartë nga Beogradi që ai të lirohej me kusht gjatë gjykimit të tij.

Presidenti serb Tomislav Nikoliq tha se lirimi i Ivanoviqit do të ishte “një konfirmim i respektimit të të drejtave themelore të njeriut dhe paanshmërisë së procedurave gjyqësore”.

Nikoliq tha se qeveria serbe kishte ofruar garanci se Ivanoviqi do të marrë pjesë gjykatë kur t’i kërkohej ta bënte këtë gjë, kështu që mbajtja e tij në burg ishte “një abuzim i drejtësisë”.

Ivanoviq, Ish-zyrtari i qeverisë serbe dhe kryetari i një partie politike të serbëve të Kosovës të quajtur “Liri, Demokraci, Drejtësi”, akuzohet për krime lufte duke urdhëruar vrasjen e shqiptarëve etnikë në Mitrovicë më 14 prill 1999 gjatë bombardimeve të NATO-s, kur supozohet që ai ishte udhëheqës i një njësie policore paraushtarake.

Ai akuzohet gjithashtu se së bashku me një person tjetër ka nxitur vrasjen e shqiptarëve etnikë gjatë trazirave që shpërthyen pas luftës me 3 shkurt 2000, kur shumë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Viktimash këtë javë dëshmuan se e panë Ivanoviçin me uniformë në vitin 1999, ndryshe nga këmbëngulja e tij se ai s’ka veshur kurrë veshje ushtarake gjatë konfliktit.

Dëshmitari i fundit që dëshmoi ditën e enjte, Faik Hyseni, tha se ai e pa Ivanoviçin me xhaketë paraushtarake gjatë luftës.

“Ai kishte veshur rroba sportive dhe kishte të njëjtën xhaketë që 500 paraushtarakët e tjerë në Mitrovicë e kishin si uniformë,” dëshmoi Hyseni. Por ai tha se s’e kishte dëgjuar kurrë Ivanoviçin të jepte ndonjë urdhër.

Ditën e mërkurë, një çift shqiptar, Zeqir dhe Nirije Alija nga Gjakova, dëshmuan se ata po udhëtonin drejt Malit të Zi në vitin 1999, kur autobusi i tyre u ndaluar nga dy burra me veshje “ushtarake ose paraushtarake”. Ata thanë se më vonë kishin kuptuar se njëri prej tyre ishte Ivanoviqi, pasi e kishin parë atë në televizor kur ishte deputet në parlamentin e Kosovës.

Një dëshmitare e tretë ditën e mërkurë, mësuesja Florije Peci, dëshmoi se ajo kishte dëgjuar se Ivanoviqi kishte kryer krime në vitin 1999, por s’e kishte parë kurrë ta bënte këtë.

Kjo bëri që avokati i Ivanoviqit, Nebojsa Vlajiq, të thoshte se dëshmitarët e akuzës nuk po arrinin të tregonin fajësinë e të pandehurit.

“Asnjë nga dëshmitarët deri tani nuk ka arritur të konfirmojë padinë kundër klientit tim,” tha Vlajiq për BIRN-in.

Katër të pandehur të tjerë, Dragoljub Delibasiq, Aleksandar Lazoviq dhe babai e djali Ilija dhe Nebojsa Vujaçiq gjithashtu përballen me akuza për vrasje apo tentativë vrasjeje.

Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm. Gjykimi do të vazhdojë më 11 mars.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button