☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.63 ▲3.41%
ARI 4,749 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,945 ▼ -1.12% ETH $2,181 ▼ -3.3% XRP $1.3315 ▼ -3.6% SOL $82.2700 ▼ -2.62%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.63 ▲3.41 % ARI 4,749 ▼0.59 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.63 ▲3.41 % ARI 4,749 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

Zgjedhjet amerikane, nisin votimet e parakohshme në 38 shtete

8 nëntori është ende larg, por në Ohajo kanë nisur të hidhen votat e para të zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Votimet e parakohshme po fillojnë në disa shtete, ku njerëzit janë vënë në radhë për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetutese. 38 prej 50 shteteve amerikane kanë një lloj votimi të hershëm në garën e sivjetshme mes demokrates Hillary Clinton dhe republikanit Donald Trump.

Nxitja e simpatizantëve për të votuar shpejt ka qenë pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të të dyja partive të mëdha.

Nëse zgjedhjet do të ishin mbajtur javën e kaluar, siç tregojnë projeksionet e fundit, Clinton do të kishte shanse dërrmuese për të siguruar minimumin e 270 votave të kolegjit elektoral, aq sa nevojitet për t’u bërë presidenti i ardhshëm i Amerikës.

Trump ndërkohë është duke humbur terren në disa prej shteteve ku fitorja i nevojitet shumë dhe skandali me gratë duket se po i kushton goxha.

Pas videos së bujshme me komente denigruese për femrat, miliarderit iu desh të përballej edhe me akuzat e dy grave të tjera. Donald Trump – thanë ato për “New York Times”, i ngacmonte femrat si të ishte oktapod. “U ngjishej e i puthte me zor”, thanë ato.

Stafi i fushatës së Trump reagoi menjëherë. “Ky artikull është i gjithi fiktiv dhe për “NYT” është e rrezikshme që publikon një shkrim të tillë krejtësisht të rremë e të thurur në mënyrë të tillë për të goditur karakterin e zotit Trump”, deklaroi zyra e shtypit.

Por gratë nuk janë problemi i vetëm i miliarderit. Përmes një proteste jo të zakonshme, meksikanët i kujtuan kandidatit republikan se nuk e kanë harruar etiketimin që u ka bërë si “përdhunues” e “trafikantë droge”.

Tubuesit në Meksiko Siti qëlluan fort me shkop njëri pas tjetrit një kukull që i ngjasonte manjatit njujorkez. Kjo ishte mënyra e tyre për të shfryrë zemërimin ndaj politikanit kontrovers.

“Protesta jonë është kundër atij idiotit. Trump është një ksenofob, një racist dhe dëmi që i ka bërë komunitetit tonë tani nuk zhbëhet më”, deklaroi Maria Garcia, një prej protestuesve.

Sipas sondazheve të fundit, Trump është tetë pikë përqindjeje pas Hillary Clinton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.