🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 74.78 ▼1.62%
ARI 4,340 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $64,618 ▼ -1.66% ETH $1,758 ▼ -1.72% XRP $1.1898 ▼ -1.92% SOL $72.3600 ▼ -1.65%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.78 ▼1.62 % ARI 4,340 ▼0.95 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.78 ▼1.62 % ARI 4,340 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Kosova

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, sot nis zyrtarisht fushata

Partitë politike në Kosovë nga sot e deri në mëngjesin e 7 qershorit janë në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Edhe pse subjektet politike ditë më parë kanë nisur tubimet elektorale brenda dhe jashtë Kosovës, KQZ ka vendosur që sot të jetë dita kur nis zyrtarisht fushata.

Fushata do të jetë 10 ditë e shtatë orë, konkretisht deri më 7 qershor në orën 06:59. Ndërsa, buxheti i planifikuar dhe miratuar për organizimin e këtyre zgjedhjeve është 10,887,186.445 euro.

Zgjedhjet e reja vijnë pas krizës institucionale të krijuar nga dështimi për të zgjedhur presidentin brenda afatit kushtetues, duke çuar vendin në një cikël të ri elektoral.

Subjektet kryesore politike kanë paralajmëruar nisjen e aktiviteteve hapëse të fushatës në qytete të ndryshme të Kosovës, ndërsa gara pritet të jetë e fokusuar te përplasja mes partive kryesore dhe kandidatëve për drejtimin e qeverisë.

Axhenda

Lidhja Demokratike e Kosovës hap fushatën zgjedhore. (Salla 1 tetori, Prishtinë, ora 18:00)

Lëvizja Vetëvendosje me partnerët e saj, hap fushatën zgjedhore. (Palestra Sportive “Bill Clinton”, Ferizaj, ora 19:30)

Aleanca hap fushatën zgjedhore. (Platoja e Parkut të Qytetit, Gjakovë, ora 19:45)

Partia Demokratike e Kosovës bën hapjen e fushatës zgjedhore. (Sheshi para komunës, Ferizaj, ora 20:00)./Kosovapress

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.