Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 25 March 2026
S&P 500 6,587 ▲0.46%
DOW 46,420 ▲0.64%
NASDAQ 21,887 ▲0.57%
NAFTA 91.29 ▼1.15%
ARI 4,531 ▲2.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,881 ▲ +1.84% ETH $2,166 ▲ +1.92% XRP $1.4125 ▲ +1.47% SOL $91.7400 ▲ +2.96%
S&P 500 6,587 ▲0.46 % DOW 46,420 ▲0.64 % NASDAQ 21,887 ▲0.57 % NAFTA 91.29 ▼1.15 % ARI 4,531 ▲2.93 % S&P 500 6,587 ▲0.46 % DOW 46,420 ▲0.64 % NASDAQ 21,887 ▲0.57 % NAFTA 91.29 ▼1.15 % ARI 4,531 ▲2.93 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet në Dibër, KQZ përcakton afatet për partitë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar një kalendar me afatet proceduriale për zhvillimin  e zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e Bashkisë Dibër, më 11 shtator 2016. Një prej këtyre afateve përfundon sot, pasi partitë politike, të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë/sekretar në KZAZ nr. 19, duhet të paraqesin propozimet jo më vonë se data 10 gusht 2016. KQZ vendosi këto afate proceduriale:

– Partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë/sekretar në KZAZ nr. 19, duhet të sjellin propozimet jo më vonë se data 10 gusht 2016.

– Partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në KQV, duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ nr.19 jo më vonë së data 22 gusht 2016. KZAZ-ja, merr vendim për emërimin e anëtarëve të KQV-ve, brenda 5 ditëve.

– Partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në Grupin e Numërimit të Votave duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ nr.19 jo më vonë së data 30 gusht 2016. KZAZ-ja merr vendim për emërimin e anëtarëve të Grupit të Numërimit të Votave, brenda 48 orëve.

– Partitë politike duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhorë, jo më vonë se data 11 gusht 2016.

– Koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin kërkesën për regjistrimin si subjekt zgjedhor, jo më vonë se data 15 gusht 2016.

– Për paraqitjen e kandidatit të propozuar nga zgjedhësit për zgjedhjet e pjesshme, Komiteti Nismëtar duhet të rregjistrohet në KZAZ-në nr. 19, jo më vonë se data 15 gusht 2016.

– Dokumentet e kandidimit paraqiten në KZAZ-në nr.19 jo më vonë se data 19 gusht 2016. KZAZ-në nr. 19, bën verifikimin e tyre jo më vonë se 24 orë nga paraqitja dhe në rast se vëren parregullsi i kthen për plotësim. Dokumentat e plotësuara duhet të riparaqiten jo më vonë se 24 orë. KZAZ-ja merr vendim jo më vonë se 24 orë nga riparaqitja e tyre.

– Paraqitja e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve shqiptarë, duhet të bëhet jo më vonë se data 26 gusht 2016. Paraqitja e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të huaj duhet të bëhet jo më vonë se 72 orë para datës 11.09.2016.

– Prefekti i Qarkut Dibër, i paraqet KQZ-së listën e plotë të objekteve brenda territorit të Qarkut që përmbushin kushtet e parashikuara në ligj për Vendin e Numërimit të Votave, jo më vonë se data 15 gusht 2016. KQZ, cakton vendin e numërimit të votave jo më vonë se data 19 gusht 2016.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.