Kronika

Zgjedhjet në universitete, Bara: Do të rikthej kërkimin shkencor në mjekësi

Kandidati për rektor të Univeristetit të Mjekësisë Petrit Bara premton se nëse do të marrë votat e pedagogëve dhe studentëve do të përmirësojë ndjeshëm drejtimin e këtij universiteti. Ai premton se studentët që dalin me rezulatet të larta të mbeten pjesë e universitetit.

“Për të krijuar një universitet europian, me një strategji të avancuar, për të bërë një akreditim të plotë të fakulteteve dhe të degëve që nuk janë të plotësuara me personel akademik të kualifikuar. Ekuivalentimi i diplomës në fakultetin e mjekësisë të të gjitha degëve të tyre dhe krijimi i fakulteteve të reja që u bashkuan tani është një strategji e universitetit që të jetë i plotë. Universitetet mjekësore janë të rralla dhe në Europë”, tha Bara.

Petrit Bara premton se do të rikthejë kërkimin shkencor në Universitetin e Mjekësisë dhe nëpërmjet projekteve do të sigurojë të ardhura dytësore për Universitetin.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button