☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,793 ▲ +0.67% ETH $2,003 ▲ +0.18% XRP $1.3367 ▼ -0.14% SOL $82.4800 ▼ -0.57%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Zgjedhjet, nuk tronditen financat, të ardhurat buxhetore ishin rreth 7 miliardë lekë më shumë se sa plani

Vitet zgjedhore janë shoqëruar thuajse gjithmonë me përkeqësimin e financave të shtetit, por këtë herë, të paktën deri tani, buxheti i ka rezistuar presionit të zgjedhjeve, dhe është me tejkalim thuajse në të gjithë treguesit kyç. 
Sipas Ministrisë së Financave, për katër muajt e parë të vitit, të ardhurat buxhetore ishin rreth 7 miliardë lekë ose 50 milionë euro më shumë se sa plani, ndërsa krahasuar me vitin e kaluar, ato janë rritur me gati 70 milionë euro.
Të dhënat tregojnë se tejkalimi është rezultat i rritjes së të ardhurave tatimore. Brenda këtij grupi, rritjen më të lartë, gati 36 për qind mbi planin, e kanë shënuar të ardhurat nga tatimi mbi fitimin, ndërsa zëri i dytë me ecurinë më të mirë është ai i taksave kombëtare.
Por edhe pse ka mbledhur më shumë të ardhura, qeveria nuk i ka rritur shpenzimet. Në fund të katërmujorit, buxheti u mbyll me sufiçit 11.6 miliardë lekë. Kjo është hera e parë në 12 vitet e fundit, kur Shqipëria hyn në zgjedhje të përgjithshme me sufiçit buxhetor, pasi në të kaluarën, gjithmonë përpara zgjedhjeve, qeveritë e kanë rritur ndjeshëm borxhin.
Sot, pas kalimit në parlamanet, Ministria e Financave do të ketë një drejtues të ri. Ajo është Helga Vukaj, ish drejtoreshë e përgjithshme në KLSH dhe ish-zv/drejtoreshe e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në kohën e qeverisë së djathtë. Arben Ahmetaj largohet për t’ia lënë vendin një ministres teknik të propozuar nga opozita, sipas marrëveshjes politike Rama-Basha. Por a do të ndikohen financat e shtetit nga ky zëvendësim? Kjo mbetet për t’u parë.
Ajo që dihet është se për këtë vit, qeveria është angazhuar të ulë borxhin publik në 68.9 për qind e prodhimit Kombëtar dhe një devijim sado i vogël gjatë muajve në vijim, do ta bëntë thuajse të pamundur këtë objektiv. 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.