☁️
Tiranë 17°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,577 ▼1.85%
DOW 51,838 ▼0.96%
NASDAQ 25,403 ▼2.99%
NAFTA 104.34 ▲2.29%
ARI 3,905 ▼3.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,268 ▼ -4.9% ETH $2,228 ▼ -5.4% XRP $1.2451 ▼ -4.2% SOL $94.8300 ▼ -6.96%
S&P 500 7,577 ▼1.85 % DOW 51,838 ▼0.96 % NASDAQ 25,403 ▼2.99 % NAFTA 104.34 ▲2.29 % ARI 3,905 ▼3.14 % S&P 500 7,577 ▼1.85 % DOW 51,838 ▼0.96 % NASDAQ 25,403 ▼2.99 % NAFTA 104.34 ▲2.29 % ARI 3,905 ▼3.14 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Zgjedhjet parlamentare/ Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku kandidojnë Kreshnik Çollakun për deputet

Kreshnik Çollaku, ish-deputet i PD-së, që për shumë kohë ka qenë këshilltar në Presidencën e Kosovës, tashmë do të ingranohet në politikën e Prishtinës. Në një reagim në ‘Facebook’, ish-presidentja Vjosa Osmani njofton se pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të LDK-së do të jetë dhe Kreshnik Çollaku.

Ajo ka vlerësuar kontributin e Çollakut në funksion të Kosovës si dhe ka theksuar se ish-deputeti i PD duhet të jetë pjesë e rrugëtimit politik, si përfaqësues i opozitës.

Deklarata

Një jetë e ndërtuar mes universitetit, diplomacisë dhe kauzës së Kosovës.

Sot, bashkë me Lumirin, kemi kënaqësinë të prezantojmë Kreshnik Çollakun si pjesë të rrugëtimit tonë politik.

Niku e ka lidhur angazhimin e tij me mbështetjen e Kosovës, demokracisë dhe orientimit euro-atlantik të shqiptarëve.

Për më shumë se 20 vite si pedagog universitar, ai ka formuar breza studentësh me frymën e mendimit demokratik, përgjegjësisë publike dhe vizionit perëndimor.

Në periudhat më të rëndësishme të konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës, ai ka shërbyer në Ambasadën e Shqipërisë në Washington, duke kontribuar në forcimin e mbështetjes amerikane për Kosovën dhe promovimin e çështjes së saj në qarqet diplomatike amerikane.

Si deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe pjesë aktive e diplomacisë parlamentare, ai ka qenë një zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës në forume rajonale dhe ndërkombëtare, duke mbrojtur të drejtën e saj për pavarësi, sovranitet, integritet territorial dhe integrim euro-atlantik.

Kreshnik Çollaku është gjithashtu një nga themeluesit e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, brezi që rrëzoi diktaturën komuniste dhe e lidhi fatin e shqiptarëve me demokracinë dhe Perëndimin.

Mbi të gjitha, ai ka ruajtur gjithmonë një lidhje të veçantë me Kosovën, me njerëzit dhe të ardhmen e saj.

Sot, ai është edhe shtetas krenar i Republikës së Kosovës dhe si këshilltar i imi për politikë të jashtme në Presidencë ka dhënë një kontribut të vyer në hapjen e dyerve të Kosovës me botën e në veçanti në thellimin e raporteve me SHBA.

Ne besojmë se Kuvendi i Kosovës ka nevojë për njerëz me përvojë, integritet dhe vizion, dhe te Kreshnik Çollaku do ta gjejnë një të tillë. Mirë se vjen Kreshnik e na priftë e mbara në këtë rrugëtim vendimtar! 🇽🇰 ✌️

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.