☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.62 ▲0.11%
ARI 4,079 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,220 ▼ -4.45% ETH $2,245 ▼ -6.28% XRP $1.1956 ▼ -8.41% SOL $90.6700 ▼ -4.82%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.62 ▲0.11 % ARI 4,079 ▼0.84 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.62 ▲0.11 % ARI 4,079 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Sporti

PSG bën planet e merkatos, trajneri Luis Enrique kërkon me ngulm sulmuesin Julian Alvarez

Nuk ka pse të nxitohet në merkato, sezoni nuk është mbyllur ende dhe për më tepër është edhe finalja e Champions League. Megjithatë, PSG po studion pistat e mundshme për të forcuar skuadrën dhe tashmë ka një emër mbi të gjithë.

Julian Alvarez është sulmuesi që mund të kthehet në një nga protagonistët kryesorë në verë. PSG – sipas shtypit spanjoll – e sheh lojtarin e Atletico Madrid si një nga objektivat kryesorë për fuqizimin e repartit të avancuar. Kampioni i botës 2022 është një kërkesë specifike e trajnerit Luis Enrique, i cili prej kohësh e admiron argjentinasin. Ka dashur të marrë në Paris edhe dy vjet më parë.

Alvarez e refuzoi ofertën atëherë dhe firmosi për Atletico Madrid. Javët e fundit, burime pranë lojtarit kanë bërë me dije se në verë mund të ketë një transferim të tij në një klub tjetër të madh europian.

PSG duhet të fitojë konkurrencën me Barcelonën dhe Arsenalin, që e ndjekin sulmuesin. Ai që mund të bëjë diferencën në lëvizjen e Alvarez është pikërisht trajneri asturian. Stili i lojës dhe puna e mirë që ka bërë me PSG-në mund të ndikojnë në vendimin e argjentinasit për të zgjedhur francezët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.