☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,710 ▼0.18%
DOW 53,885 ▼0.85%
NASDAQ 26,348 ▼0.06%
NAFTA 77.86 ▲0.74%
ARI 4,302 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,442 ▼ -0.1% ETH $1,906 ▲ +0.09% XRP $1.0389 ▼ -1.97% SOL $72.7600 ▼ -1.33%
S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 77.86 ▲0.74 % ARI 4,302 ▲0.06 % S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 77.86 ▲0.74 % ARI 4,302 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Politika

“Gjadri”, Hoxha: Nuk zgjatet marrëveshja me Italinë, do jemi në BE

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha gjatë një inteviste për “Euractiv” tha se Shqipëria nuk do ta zgjasë marrëveshjen e saj të migracionit me Italinë përtej vitit 2030, kjo për shkak të përmbushjes së objektvit për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Së pari, është për pesë vjet dhe nuk jam i sigurt nëse do të ketë një zgjatje. Së dyti, nuk do të ketë zgjatje sepse do të jemi anëtar të Bashkimit Evropian. Sapo Shqipëria të anëtarësohet, ajo nuk është më vend ekstraterritorial, është territor i Bashkimit Evropian”, tha Hoxha.

Hoxha mohoi pengesat nga Italia që të mos e lejojë hyrjen e Shqipërisë ne BE, për hir të mbajtjes në funksion të kampeve të saj.

“Italia kishte nevojë për ndihmë. Ne e ndihmuam. Dhe kjo nuk mund të harrohet”, shtoi Ministri i Jashtëm, Hoxha.

Kryeministri Edi Rama, e ka përshkruar partneritetin me Italinë si “ekskluziv”, duke përmendur lidhjet e ngushta midis dy vendeve.

Qeveria e Giorgia Melonit po i përdor dy qendrat në Gjadër dhe Shëngjin si qendra paraburgimi për migrantët që nuk arritën të fitonin azil në Itali.

Kjo është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga qeveritë evropiane për të zhvendosur praninë fizike të migrantëve jashtë kufijve të tyre.

Marrëveshja pesëvjeçare u ratifikua në fillim të vitit 2024 dhe është shoqëruar me polemika politike dhe probleme ligjore.

Klan News

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.