☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.62 ▲0.11%
ARI 4,079 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,220 ▼ -4.45% ETH $2,245 ▼ -6.28% XRP $1.1956 ▼ -8.41% SOL $90.6700 ▼ -4.82%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.62 ▲0.11 % ARI 4,079 ▼0.84 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.62 ▲0.11 % ARI 4,079 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Sporti

Vendi bosh në Kategorinë e Parë, FSHF vendos për ndeshje shtesë mes Kukësit dhe Butrintit

Komiteti Ekzekutiv pranë FSHF-së ka marrë një vendim zyrtar në lidhje me çështjen e vendit vakant të Kategorisë së Parë, pasi Bylis B nuk mund të luajë në këtë kategori, duke qenë se aty do të bëjë pjesë edhe Bylisi A, që ra nga Superiorja.

FSHF vendosi që Kukësi dhe Butrinti, dy ekipet që u mundën nga Bylisi B, të zhvillojnë një ndeshje shtesë mes tyre për të vendosur se kush do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë sezonin e ardhshëm. Ndeshja do të luhet në fushë asnjëanëse, kurse data dhe orari do të përcaktohen ditët në vijim.

Njoftimi i FSHF-së

Në përfundim të kampionatit “Abissnet Superiore” rezulton se ekipi i KF Bylis është renditur në vendin e 9-të dhe zbret në Kategorinë e Parë. Në të njëjtën kohë KF Bylis B ka fituar ndeshjet e play-off të Kategorisë së Dytë.

Referuar Nenit 24.7 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, pjesëmarrja e dy ekipeve të të njëjtit klub në të njëjtën kategori nuk lejohet. Gjithashtu, Neni 24.8 përcakton se, në rastet kur ekipi “A” zbret në kategorinë ku ndodhet ekipi “B”, atëherë ekipi “B” zbret automatikisht një kategori më poshtë.

Për rrjedhojë, pavarësisht rezultatit sportiv të arritur, KF Bylis B nuk mund të marrë pjesë në Kategorinë e Parë dhe do të rikthehet në Kategorinë e Dytë për sezonin sportiv 2026/27.

Duke qenë se rregulloret parashikojnë pasojën për KF Bylis B, por nuk përcaktojnë shprehimisht mënyrën e plotësimit të vendit vakant në Kategorinë e Parë në një situatë të tillë, sipas nenit 41 të Statutit të FSHF në këto raste çështja kalon për shqyrtim të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Pas propozimit të Komisionit të Ligave dhe Garave dhe Komisionit Ligjor, Komiteti Ekzekutiv vendosi zhvillimin e një ndeshjeje të vetme play-off ndërmjet KF Kukësi dhe KF Butrinti, në territor asnjanës, për të përcaktuar ekipin që do të marrë pjesë në Kategorinë e Parë në sezonin sportiv 2026/27.

Detajet mbi datën, orarin dhe stadiumin e zhvillimit të kësaj ndeshjeje do të bëhen publike në vijim nga Departamenti i Garave të FSHF.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.