Rajoni

Zhabljaku, ‘bukuria e egër’ malazeze

Zhabljaku, qendra kryesore turistike dimërore, i shtrirë në zemër të Malit Durmitor, fshehur pas mureve të mëdha të dëborës, një ndër labirintet e fundit të mbetur në kontinentin europian, ishte destinacioni ynë fundjavën e shkuar.

Zabljak
Zhabljak

I konsideruar si ‘bukuria e egër’ për shkak të ruajtjes së natyrës, Zhabjaku njihet për qendrat e skive më të famshme në Mal të Zi, pasi qëndron mbi 120 ditë i mbuluar me dëborë.

durmitor
Durmitor

Në mes të malit Durmitor, janë 18 liqenet akullnajore. Ne jemi në rrugën tonë, duke iu drejtuar qytetit të Zhabljakut. Nga Tirana do të duhen rreth 5 orë për të mbërritur atje, në zemër të Parkut Kombëtar Durmitor, ku janë edhe 18 liqenet akullnajore, e njohur ndryshe Crno Lake. Zhabljaku është qendra e turizmit malor të Malit të Zi.

E gjithë zona e malit Durmitor është e mbrojtur si një park kombëtar, dhe ofron mundësi të mëdha për të dy sezonet dimëror dhe veror të turizmit malor. Zhabljaku është një bazë e shkëlqyer për veprimtari të tilla si ski, alpinizem, hiking, transportim tungjesh. Kohët e fundit ajo është bërë gjithashtu një qendër për kiteboarding.

Tre shpatet e skive kryesore janë Savin Kuk (3500m të gjatë), Štuoc (2600m) dhe Javorovača (800 milion). Ndërsa pistat e skive janë deri në 12 kilometra të gjata. Shumica e hoteleve në komunat e Zhabljakut mund të organizojnë transportin për në dhe nga vendpushimet.

javorovaca
Javorovaca
savin kuk
Savin Kuk

Është ora 8 e mbrëmjes, sapo kemi mbërritur në qendër të qytetit të Zhabljakut. Në ish-turizmin e vjetër na pret drejtori lokal i Agjencisë së Turizmit të Zhabljakut, Boro Nikoliç. Me pak fjalë, Nikoliç na e prezanton historinë e qytetit të Zhabljakut, traditën dhe zakonet e zonës.

Mikpritja e tij shoqërohet me pijet e ushqimet tradicionale, raki, verë, ndërsa mishi i tymosur, djathi, petullat e ngrohta e mjalti i pishës na ftojnë në tavolinat përballë.
Të nesërmen herët në mengjes i drejtohemi qendrave të skive. E para që vizituam ishte Javorovaca, rreth 10 minuta nga hoteli “Polar Star’ ku u akomodua një pjesë e grupit të gazetarëve.

Vuk Popoviç, pronari i qendrës Javorovaca na shpjegon se nuk është vetëm dimri koha e pushimeve në këtë qendër dhe në Zhabljak. Sipas tij, edhe vera ka pjesën më të madhe të pushuesve. Vijnë nga Franca, Kanadaja, Italia dhe shumë vende për sportet ekstreme si rafting, biking, hiking etj, na thotë ai.

Pas një bisede të shkurtër, ndahemi me Vuk Popoviç, për të vizituar një tjetër qendër skish, më e madhja në Mal të Zi, Savin Kuk. Ndryshe nga qendra e skive, Javorovaca, qendra e skive Savin Kuk, përveç pistave të rregulluara për amatorë dhe fëmijë ofron pista edhe për ata që e kanë hobi këtë sport.

savin kuk1Drejtori i qendrës turistike, Boban Scepanovic thotë se nga ky vit kjo qendër skish funksionon brenda fondit investues dhe zhvillues të shtetit, pra është pronë shtetërore. Duke e konsideruar faktin se është pronë shtetërore, Scepanovic shprehet se edhe biletat e përdorimit të teleferikut, apo skive janë më të ulëta se në vendet e tjera.

Bileta njëditore për teleferik dhe skiim kushton 10 euro ndërsa për femijë 6 euro. Por ka edhe paketa ofertash turistike shumëditore varësisht nga sasia dhe që janë më të ulëta se ato që merren për një ditë. Për shkak se ofron kushtet më ekstreme, kjo qendër skish, tërheq edhe skiatorët që kërkojnë kushte ekstreme të skiimit.

“Sa i përket strukturës së mysafirëve, në qendrën tonë të skiimit vijnë vizitorë nga vendet fqinje, nga Shqipëria, Serbia Maqedonia, Kosova, Bonja dhe Kroacia. Natyrisht kemi mysafirë edhe nga Evropa Lindore, Evropa Perëndimore, por edhe nga Rusia. Jemi të kënaqur me numrin e mysafirve që kanë vizituar qendrën tonë të skiimit. Kapaciteti ditor është rreth 3500 vizitorë në ditë. Por gjatë janarit, që është edhe kulmi i sezonit kemi patur mbi 3500 bileta në ditë”, thotë Boban Scepanovic.

KolasinNë ditën e tretë të qëndrimit tonë udhëtuam rreth 2 orë nga Zhabljaku drejt Kolashinit, përgjatë bregut të lumit Tara. Shoqëruesi jonë, Agron Camaj, me profesion jurist, shqiptar i Malit të Zi na shpjegoi se lumi Tara buron nga rrjedha e Opasanicës dhe Verushës rrëzë Malit të Komovit, në veri të Malit të Zi.

Në afërsi me kufirin e Bosnjës dhe Hercegovinës, në Shqepan Pole, bashkë me lumin e Pivës krijon lumin Drin. Në rrjedhën e sipërme është aq i pastër sa që mund të pihet. Tara është e gjatë 140.5 km, me rënie mesatare prej 4.5 m/km, me sipërfaqe të ujëmbledhësit prej 1853 km2. tara1Pjesa më e madhe e Tarës ( duke llogaritur edhe kanjonin e tij ) është nën mbrojtjen e UNESCO-s si pjesë e Parkut Nacional të Durmitorit.

Mbërrijmë në Kolashin, ku sipas programit do të vizitojmë qendrën e skive, “Kolasin 1450″. Qëndruam atje rreth 3 orë dhe ishte e pamundur që të mos takoje shqiptarë. Ndodheshin aty, të organizuar me grupe me operatorë turistikë ose familjarë.

Një ndër ta ishte edhe Alberti nga Tirana, me familjen e tij, i cili ndodhej në Kolashin për të 6-tin vit radhazi. Ndërsa me pas takuam edhe një tjetër grup të ardhur përmes agjencive turistike. “Zgjedhim Kolashinën, pasi është më afër me Tiranën dhe na ofron qendra skish, të cilat nuk i gjejmë dot në Shqipëri edhe pse natyra na e ka dhënë mundësinë”, thotë Behari. Pas nje dreke tradicionale në restorantin ‘Viline Voda’, iu drejtuam sërish Tiranës.

3Sipas raportit të Këshillit Botëror për turizëm dhe udhëtime, që analizon trendet e rritjes në 184 vende të botës në të cilat turizmi është degë strategjike, për vitin 2014, Mali i Zi ka mbajtur vendin e parë sipas parashikimit të shpejtësisë së zhvillimit dhe vendin e parë sipas shkallës së rritjes së pritur për periudhën dhjetëvjeçare të ardhshme.

Gjatë vitit 2013, Malin e Zi e kanë vizituar gjithsej 30.129 turistë nga Shqipëria, me një rritej prej 16 % në krahasim me vitin e mëparshëm. Në raport me vitin 2013, në vitin 2014, numri i turistëve u rrit me 1.71 %, ose gjithsej 1.5 milionë turistë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button