☁️
Tiranë 11°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,433 ▼0.67%
DOW 45,627 ▼0.73%
NASDAQ 21,177 ▼1.08%
NAFTA 97.94 ▲3.66%
ARI 4,567 ▲3.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,430 ▼ -3.77% ETH $1,998 ▼ -3.24% XRP $1.3396 ▼ -1.37% SOL $83.7200 ▼ -4.27%
S&P 500 6,433 ▼0.67 % DOW 45,627 ▼0.73 % NASDAQ 21,177 ▼1.08 % NAFTA 97.94 ▲3.66 % ARI 4,567 ▲3.58 % S&P 500 6,433 ▼0.67 % DOW 45,627 ▼0.73 % NASDAQ 21,177 ▼1.08 % NAFTA 97.94 ▲3.66 % ARI 4,567 ▲3.58 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Zhvlerësimi i euros/ Ekspertët: Ndërhyrja e Bankës nuk mjafton! Luftë informalitetit

Eksportuesit kanë hapur sërish debatin se rënia e euros në vend po ndikohet nga paraja informale.

Fenomeni nuk mohohet në raportet zyrtare për Shqipërinë. FMN në një studim të saj në 2019-ën i qëndron vlerësimit se Shqipëria dhe vendet e rajonit gati 1/3 e ekonomisë kanë informale. Në renditje, Shqipëria është e fundit, ndërsa Kosova e para. Por, pavarësisht këtij fakti, asnjë vend në rajon nuk ka pasur një mbiçmim të fortë të monedhës kombëtare, ashtu si Shqipëria.

Sektori i ndërtimit dhe aktivitetet e pasurisë së paluajtshme janë sërish në shënjestër për qarkullimin më të madh të parasë informale. Gjatë 2022-it aktivitetit i ndërtimit u zgjerua, por shifrat tregojnë se kreditë për strehim nga individët dhe kontratat porositëse nuk u rritën paralelisht.

Ekspertët janë të mendimit se pa luftuar informalitetin, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor nuk do të funksionojnë.

“Nëse situata shihet si shqetësuese, si nga ana e qeverisë, por edhe nga ana e Bankës, duhet ndërhyrje në një plan më makro. Duhet luftuar informaliteti, duhet parë burimi i këtyre flukseve, mënyra si kanalizohen për t’u investuar dhe vetëm më pas, ndërhyrja nëpërmjet instrumenteve të politikës monetare, të mund të japë efektin e pritshëm”, thotë eksperti Igli Tola.

Forcimi i monedhës kombëtare me 12% në harkun kohor të 7 muajve u konsiderua një zhvillim jo-normal nga Banka e Shqipërisë. Vendi përveç se në kontrollin e fluksit, ka dështuar edhe me politikën e de-euroizimit, ndërsa qytetarët preferojnë që kursimet dhe kreditë t’i marrin në monedhën europiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.