Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor në zonën e Kaçinarit, në Bashkinë Mirditë, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pylli.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë shfaqur pranë varrezave të fshatit Simon dhe dyshohet se shkak ka qenë pakujdesia gjatë ndezjes së qirinjve.
Për shkak të erës së fortë dhe terrenit të vështirë malor, zjarri është përhapur me shpejtësi të lartë në një perimetër të gjerë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e zjarrfikëses dhe shërbimi pyjor i Bashkisë Mirditë, të cilët po punojnë intensivisht për të izoluar vatrat dhe për të shuar flakët.
Deri tani nuk raportohet për rrezik të drejtpërdrejtë ndaj zonave të banuara apo vetë banorëve, ndërsa situata po monitorohet nga afër nga autoritetet lokale.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.