☁️
Tiranë 8°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,929 ▲ +1.49% ETH $2,240 ▲ +2.24% XRP $1.3545 ▲ +0.77% SOL $84.7700 ▲ +2.11%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Zjarret, digjet një banesë në Orosh, rrezikohen 3 fshatra

Ndonese zjarri në malet e Oroshit është neutralizuar, një banesë thuajse është djegur, ndërsa 3 fshatra rrezikohen endeMësohet se flakët më intensive janë vetëm në zonat malore, ndërsa forcat e zjarrfikëses dhe ato të ushtrisë janë në gatishmëri për shuarjen e zjarrit. Ndërkohë, prefekti i Lezhës, Eduard Ndreca pohoi se ndonëse vatrat e zjarrit janë zgjeruar situata është nën kontroll. Ai tha se nga djegia e banesës nuk ka pasur të lënduar.

Më herët, në një lidhje telefonike për ‘News24’, Ndreca deklaroi se situata në Orosh ishte alarmante, ndërsa sipas tij deri më tani janë përpirë nga flakët mbi 100 ha sipërfaqe. Ndërsa situata favorizohej shumë dhe nga era e fortë, e cila shtonte rrezikun për përhapjen e flakëve. “E rëndësishme është që mos të rrezikohen banesa. Të gjithë janë në gatishmëri.”, tha Nderca.

Duke marrë shkas nga kjo situatë, Ministria e Mbrotjes angazhoi një helikopter, i cili prej disa orësh po punon për shuarjen e zjarrit. Po sipas MM-së, forca të shumta të ushtrisë janë angazhuar për shuarjen dhe lokalizimin e flakëve.

Po ashtu, në Shëngjin flakët u riaktivizuan sërish gjatë natës. Mësohet se tre vatra zjarri janë aktive në malin e Shëngjinit. Vatrat e zjarrit janë mbajtur nën kontroll gjatë dites se djeshme, por natën janë riaktivizuar.

Zjarrfikësit, të ndihmuar nga 100 forca ushtria dhe një helikopter po punojnë për shuarjen e zjarrit. Lufta me zjarret që përfshinë këtë zonë, të vendosura qëllimisht për ripërtëritjen e kullotave, vijon prej disa ditësh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.