☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,698 ▲ +0.95% ETH $2,321 ▲ +3.33% XRP $1.3733 ▲ +0.88% SOL $86.0600 ▲ +1.05%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Zjarret në rajon, flakët “mbinxehin” verën

Temperaturat e larta dhe zjarret që kanë përfshirë disa zona në Shqipëri nuk janë një fenomen i izoluar, pasi i gjithë rajoni i Ballkanit perëndimor po vuan të njëjtin fat.

Autoritetet në Maqedoni kanë dhënë alarmin për vatra të shumta zjarri që kanë shkatërruar banesa dhe kanë lënë me qindra pa energjie elektrike. Mësohet se Shkupi ka marrë ndihmë nga Turqia dhe Bullgaria për t’u përballur me zjarret e shumta në pyjet e vendit.

Sipas policisë, një person ka humbur jetën si pasojë e zjarreve, ndërsa shumë të tjerë presin urdhrat e evakuimit nëse flakët do ti afrohen banesave të tyre. Situatë e ngjashme edhe në Greqi ku flakët i janë afruar rrezikshëm zonave të banuara të Athinës.

Dhjetëra shtëpia u evakuuan në dy komunitet në Lagonisi, pasi zjarret shkrumbuan disa banesa dhe makina. Temperaturat mbi 35 gradë dhe erërat e forta e kanë bërë të vështirë punën e zjarrfikësve, të cilët sidoqoftë kanë mundur të vënë nën kontroll disa vatra zjarri dhe janë shprehur optimistë për të tjerat që mbeten.

Në gatishmëri për mundësinë e zjarreve mbeten Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia, megjithëse deri tani këto vende e kanë shmangur fatin e fqinjëve të tyre jugorë. Matanë Adriatikut, edhe Italia është përballur me pjesën e saj të zjarreve, që deri tani në gadishullin e Apenineve kanë qenë të kufizuara dhe autoritete kanë mundur që ti mbajnë nën kontroll. 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.