☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.07 ▲0.68%
ARI 4,730 ▲1.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,071 ▲ +0.97% ETH $2,102 ▲ +2.74% XRP $1.3403 ▲ +0.78% SOL $83.0000 ▼ -0.28%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.07 ▲0.68 % ARI 4,730 ▲1.1 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.07 ▲0.68 % ARI 4,730 ▲1.1 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Zjarret nga temperaturat e larta, Bici: Situata është nën kontroll, helikopterët janë në remont!

Zv.ministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici tha se “situata e vatrave të zjarrit shkaktuar nga temperaturat e larta, është në kontroll të plotë në të gjithë territorin e vendit”.

Në një prononcim për mediat, Bici theksoi se, “Forcat e Armatosura janë në gatishmëri dhe të shpërndara në të gjithë territorin e vendit për të ndërhyrë në kohë për çdo rast ku paraqiten vatrat e zjarrit”.

“Unë e kam ndjekur nga afër operacionin, kam qenë mbrëmë në Ksamil dhe tani jam në jug për monitorim e situatës. Në Ksamil nuk ka qenë e nevojshme përdorimi i helikopterit. Forcat e Armatosura ishin të mjaftueshme për të shuar flakët dhe parandaluam një katastrofë që mund të ishte shumë e rrezikshme”- informoi Bici.

Ajo tha se, zgjidhja e rasteve të zjarrit nuk janë gjithmonë helikopterët.

“Ne i kemi përdorur kur ka qenë e nevojshme. Pas remontit që po kryhet shumë, helikopteri do të jetë në gjendje pune është në kompetencë të FA që të përcaktojë territorin ku është e pa mundur përdorimi i helikopterrit dhe mund të përdoren mjetet e tjera”- tha Bici.

Ajo theksoi se “ne nuk kemi asnjë situatë jashtë kontrollit i bëjnë thirrje perfektit të Vlorës dhe të gjithë në Shqipëri të jenë të kujdesshëm në territorin e tyre. Nëse të gjithë instancat do të bashkëpunojnë me njëri- tjetrin nuk do ketë nevoje për këto situata, janë të parashikueshme situate e zjarrit në këtë periudhë të nxehtë. Deri tani është përballuar me burime njerëzore dhe mjete të tjera të përballueshme”.

Lidhur me mbrojtjen e Zonave të Mbrojtura, Bici theksoi se, është përgjegjësi e tyre sepse duhet të kishin marrë masa të mëparshme. “Megjithatë tha ajo, ne nuk jemi këtu për të ndarë përgjegjësitë por për të bashkëpunuar të gjitha institucionet së bashku. Jemi në verë dhe është e parashikueshmë një gjë e tillë. Do ishte më mirë të parandaloheshin dhe parandalimi vjen nga pushteti vendor sepse ai e  administron territorin e vët sepse e ka shtëpinë e vet”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.