Nderkohe sot, u dha lamtumira e fundit viktimave të zjarrit në spitalin modular të Tetovës. Shtatë nga viktimat janë nga qyteti i Tetovës, ndërsa shtatë të tjerë, janë nga fshatrat e rrethinës, Reçica, Siniçani, e Bozovca. 12, nga katërmbëdhjetë viktimat që humbën jetët nga zjarri, ishin pacientë të shtrirë që prej ditësh në spitalin modular, ndërsa dy viktima të tjera, e ëma dhe vajza e saj, ishin vizitor tek një pacient, por që nuk ia dolën dot të shpëtonin pasi u asfiksuan nga tymi dhe humbën jetën në këtë ngjarje tragjike. Viktima e pesëmbëdhjetë, e cila është identifikuar më vonë, është po ashtu pacient i shtrirë në spitalin modular të Tetovës, por që jetën kishte humbur jo nga zjarri, por nga koronavirusi. Për familjarët e viktimave, komuna e Tetovës ka marrë vendim për ndihmë të familjarëve, ndërsa vendim të njëjtë mori sot edhe komuna e Gostivarit, e cila ka ndarë nga 61000 denarë për familjarët që pësuan në tragjedinë e dy ditëve më parë.
Related Articles
Shiko gjithashtu
Close