🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 04 August 2026
S&P 500 7,668 ▲0.89%
DOW 53,796 ▲1.16%
NASDAQ 26,301 ▲1.5%
NAFTA 76.04 ▼5.35%
ARI 4,141 ▲1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
₿ CRYPTO
BTC $63,726 ▲ +0.56% ETH $1,861 ▲ +0.17% XRP $1.0727 ▼ -0.32% SOL $73.6100 ▲ +0.44%
S&P 500 7,668 ▲0.89 % DOW 53,796 ▲1.16 % NASDAQ 26,301 ▲1.5 % NAFTA 76.04 ▼5.35 % ARI 4,141 ▲1.24 % S&P 500 7,668 ▲0.89 % DOW 53,796 ▲1.16 % NASDAQ 26,301 ▲1.5 % NAFTA 76.04 ▼5.35 % ARI 4,141 ▲1.24 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
04 Aug 2026
Breaking
Politika

Zogaj: Reforma e sistemit zgjedhor të diskutohet me maturi, të bëhet me referendum

Analisti Preç Zogaj ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se sistemi ynë zgjedhor dështon shumë vota që nuk konvertohen në mandate deputetësh.

“Sistemi ynë zgjedhor dështon shumë vota që nuk konvertohen në mandate deputetësh. Për madhësinë që ka vendi dhe për numrin e zgjedhësve që ka vendi që vjen gjithnjë duke rënë, kjo është një humbje e madhe. Politika, ligjvënia duhet t’i përgjigjet këtij problemi. Sikurse problemeve të tjera.

Mendoj se ka gjithmonë për një listë problemesh, cili është problemi më i madh që kanë krijuar zgjedhjet deri tani, i dyti, i treti e me radhë”, u shpreh Zogaj.

Sipas tij, reforma e sistemit zgjedhor duhet të diskutohet me maturi dhe të marrë kohë. Zogaj propozoi madje edhe zhvillimin e referendumit nëse është e nevojshme.

“Unë mendoj se çështja e sistemit zgjedhor duhet të diskutohet me maturi, të marrë edhe kohë. Të shoqërohet me konsultime se duhet pyetur një herë edhe vetë zgjedhësit. Ndoshta me referendum apo me forma të tjera. Të mos harrojmë që ka shumë vende në Evropë që për ligjin zgjedhor kanë zhvilluar shumë referendume”, tha Zogaj.

Ai shtoi më tej se reforma “duhet të startojë me adresimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it siç është edhe votimi elektronik.”

“Vjen një moment që njerëzit duhet ta thonë fjalën e tyre. Në Shqipëri, qytetarët nuk zgjedhin asgjë në pushtetin qendror. Unë mendoj se reforma duhet të startojë me adresimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it siç është edhe votimi elektronik.

Nuk mund të vazhdohet me net dhe ditë të tëra të numëruesve që sfiliten. Por duhet të futet votimi elektronik që Shqipëria të bëjë zgjedhje dhe në mesnatë të merret vesh rezultati”, nënvizoi Zogaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.