⛈️
Tiranë 20°C · Stuhi 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 94.89 ▼1.18%
ARI 4,490 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,322 ▼ -5.44% ETH $1,763 ▼ -6.2% XRP $1.1572 ▼ -6.82% SOL $68.5100 ▼ -8.63%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 94.89 ▼1.18 % ARI 4,490 ▲0.51 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 94.89 ▼1.18 % ARI 4,490 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Politika

Sulo: Opozita, veçse të bashkëpunojë, duhet të gjejë një sistem që mos zhvillojë interesin e PS

Në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1, analisti Arion Sulo u shpreh se negociatat për ndryshimin e sistemit zgjedhor vazhdojnë të kenë vështirësi të mëdha brenda opozitës, duke paralajmëruar se pa unitet të vërtetë dhe reformim të thellë të partive, çdo ndryshim formal mund të përfundojë në dëm të spektrit opozitar.

Sulo tha se “grupi i zotit Ermal Hasimja ka negociuar me disa parti opozitare, por “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit dhe partia e Dashamir Shehit nuk kanë shprehur dakordësi me nismat në diskutim”

Sulo u ndal gjatë te çështja e pragut elektoral 4% dhe simulimeve të ndryshme.

“Në qoftë se shkojmë te varianti i proporcionalit kombëtar me prag 4%, me lista të hapura, PS-ja mbetet me rreth 83 mandate”, tha Sulo.

Ai theksoi se pyetja themelore nuk është vetëm formula zgjedhore, por bashkëpunimi: “Pse nuk bashkëpunojmë? Kush është interesuar realisht? Prova u bë në 2025-ën. Me shtatë parti opozitare në këtë sistem është absurde të futesh.”

Sulo vuri në dukje se mosmarrëveshjet dhe komplekset e brendshme po minojnë mundësinë e një fronti të përbashkët opozitar.

“Opozita duhet t’i gjejë, përveç se të bashkëpunojë mirë, përveç se t’i rinovojë, duhet t’i gjejë një sistem që mos të hajë interesin, mos të bëjë interesin e PS-së”, nënvizoi Sulo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.