⛈️
Tiranë 20°C · Stuhi 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 94.92 ▼1.15%
ARI 4,492 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,422 ▼ -5.34% ETH $1,765 ▼ -6.09% XRP $1.1593 ▼ -6.67% SOL $68.7800 ▼ -8.23%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 94.92 ▼1.15 % ARI 4,492 ▲0.55 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 94.92 ▼1.15 % ARI 4,492 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Politika

Vangjeli: Po tentohet të kthehet tabloja politike e viteve para 2008-ës

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se po tentohet të kthehet tabloja politike përpara vitit 2008.

“Sot jemi në atë momentin kur të gjithë duket se thonë sa mirë ishim atëherë kur ishim më keq”, tha Vangjeli, duke shtuar se “po tentohet që në një mënyrë ose në një tjetër të rikthehet tabloja politike në vend përpara vitit 2008”.

Sipas tij, para vitit 2008 ekzistonte një sërë partish të vogla – numerikisht të vogla – që ishin shndërruar në një shqetësim reciprok për dy partitë e mëdha dhe “këto parti të vogla detyronin ndarjen e pushtetit, por jo të përgjegjësisë”.

“Dhe kjo ishte edhe arsyeja kryesore që marrëveshja e 2008-ës për ndryshimet kushtetuese u bë nën moton ‘fituesi t’i marrë të gjitha’. Rrezikon gjithçka dhe merr gjithçka”, theksoi Vangjeli.

Ai vuri në dukje se pas gati dy dekadash, dy partitë e mëdha kanë kuptuar se nuk mund ta luajnë më gjatë këtë rol.

“Pas kaq vjetësh, pas gati 17 vjetësh, po bëhen gati dy dekada nga ai moment, u kuptua që dy partitë e mëdha nuk mund ta luajnë më gjatë këtë rol”, u shpreh analisti.

Vangjeli nënvizoi se shqiptarët vazhdojnë të mos përfaqësohen në mënyrë proporcionale sipas votës së tyre, pavarësisht ligjit elektoral.

Ai u referua edhe në shembujt e sjellë nga Dashamir Shehi, duke e konsideruar ndryshimin e sistemit zgjedhor si një domosdoshmëri.

“Edhe për një arsye të vetme: pavarësisht ligjit elektoral, dhe pikërisht për shkak të ligjit elektoral, shqiptarët nuk janë të përfaqësuar në mënyrë proporcionale sipas mënyrës që hedhin votën.

Shembujt që dha zoti Shehi janë të qartë dhe kështu nuk ka ndodhur vetëm në këto zgjedhje, por edhe në zgjedhjet e mëparshme. Mbi të gjitha, nevoja për ndryshim, pra për të ecur në këtë linjë të vjetër dhe të re të logjikës zgjedhore, është kthyer në domosdoshmëri”, nënvizoi Shehu.

Megjithatë, ai shprehu dyshime në lidhje me projeksionet aktuale. Sipas analizës së tij, ulja e mundshme e numrit të deputetëve apo ngritja e pragut elektoral favorizojnë sërish Partinë Socialiste dhe Edi Ramën

“Dhe raportet, ekuilibrat mes dy partive kryesore, ulja e mundshme e numrit të deputetëve apo edhe ngritja e pragut, duket se edhe njëherë, si përherë, favorizojnë partinë e zotit Rama, Partinë Socialiste”, paralajmëroi Vangjeli.

Ai iu drejtua opozitës duke theksuar nevojën për unitet të vërtetë: “Në këtë mes, të gjithë ata të cilët, sikundër zoti Shehi, i bashkon jo qeverisja e oborrit të tyre të vogël, jo qeverisja e interesave të ngushtë dhe ekstreme, por kredoja politike për të rrëzuar socialistët nga pushteti, do të duhej të linin mënjanë hilet e vogla të momentit për të pasur kohezion dhe për të qenë një ofertë fituese përpara Edi Ramës”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.