☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,450 ▲ +0.54% ETH $2,299 ▲ +2.16% XRP $1.3640 ▲ +0.36% SOL $85.3400 ▲ +0.29%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, vizitë në SHBA, takime të nivelit të lartë në Uashington

Flamujt ukrainas valëviteshin përkrah flamujve amerikanë në kryeqytet, ndërsa zonja Zelenska i drejtohej takimit të saj të parë në Shtetet e Bashkuara, me Sekretarin Blinken.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se sekretari i shtetit e siguroi zonjën Zelenska për angazhimin amerikan për Ukrainën. Sekretari Blinken gjithashtu komentoi për punën e saj me civilët që përballen me trauma dhe dëmtime të tjera nga lufta.

Departamenti i Shtetit fillimisht njoftoi dhe më vonë anuloi një dalje të tyre të përbashkët për fotoreporterët. Ruajtja e toneve të ulëta tregon se zonja Zelenska nuk po udhëton si përfaqësuese zyrtare e qeverisë së bashkëshortit të saj, Presidentit Volodymyr Zelenskyy.

Gjatë luftës, Presidenti Zelenskyy fitoi admirimin e ukrainasve dhe mbështetësve të Ukrainës jashtë vendit, nëpërmjet qëndrimit të tij në kryeqytetin Kiev, pasi Presidenti rus Vladimir Putin filloi sulmin e tij ndaj Ukrainës në muajin shkurt.

Së bashku me dy fëmijët, zonja Zelenska nuk u shfaq publikisht gjatë muajve të parë pas fillimit të sulmit. Në një intervistë me revistën “Time” këtë muaj, ajo tha se lufta e detyroi të strehohej larg Presidentit Zelenskyy për arsye sigurie që në orët e para të bombardimeve të forcave ruse. Fëmijët e tyre, ashtu si ukrainasit e tjerë, e kanë parë babanë e tyre gjatë fjalimeve drejtuar vendit të transmetuara gjatë natës.

Zonja Zelenska doli nga izolimi më 8 maj për të përshëndetur Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, e cila po bënte një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainën perëndimore.

Dy zonjat e para u takuan më pas në një shkollë, ku u përqafuan, biseduan dhe iu bashkuan nxënësve të shkollës që po përgatisnin dhurata për Ditën e Nënës.

Që nga momenti i këtij takimi, zonja Zelenska ka marrë një profil më të lartë publik. Kjo përfshin dhënien e më shumë intervistave në gazeta për betejat e Ukrainës dhe për projektet e saj gjatë konfliktit. Ajo ka mbështetur ofrimin e terapisë për miliona ukrainas që tani përballen me hidhërimin dhe traumën.

Olena Zelenska do të takohet me Zonjën e Parë Jill Biden të martën dhe do të flasë të mërkurën përpara ligjvënësve në auditorin e Kongresit në Kapitol. Burri i saj mori duartrokitje nga anëtarët e kongresit gjatë një fjalimi videofonik të drejtuar ligjvënësve në të njëjtin auditor më herët gjatë luftës.

Zyrtarët ukrainas nuk iu përgjigjën menjëherë pyetjeve të hënën në lidhje me orarin e vizitës së saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.