☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,796 ▲0.83%
DOW 47,741 ▲0.5%
NASDAQ 22,696 ▲1.38%
NAFTA 86.82 ▼8.39%
ARI 5,177 ▲1.44%
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Maqedonia

Zoran Zaev: Me ”Ligjin për gjuhët” nuk humbet askush

Ligji për përdorimin e gjuhëve është tërësisht në pajtim me Kushtetutën dhe askush nuk është dhe nuk mund të jetë mbi Kushtetutën, deklaroi kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

Në fjalimin e sotëm drejtuar qytetarëve, Zaev bën thirrje që të hidhen poshtë politikat e ndarjeve, përçarjeve dhe konflikteve si edhe të përmbyllen reformat.

“Kjo vlerë e jona dhe evropiane e mori mbështetjen e shumicës së qytetarëve në zgjedhjet e fundit parlamentare, por edhe në zgjedhjet lokale. Kjo vlerë pra, Maqedonia – vend i të gjithë qytetarëve, është koncept dhe udhërrëfyes për të ardhmen tonë”, theksoi Zaev.

”U përcaktuam për politika të cilat e ndërtojnë Republikën e Maqedonisë si shtet qytetar i të gjithëve që jetojnë në të, maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vllehë, romë, boshnjakë dhe të gjitha bashkësitë e tjera”, shtoi ai.

”Me zhvillimin e të drejtës për përdorimin e gjuhëve nuk humbet askush”, vlerësoi kryeministri, por ”vetëm mundësohen kushte për komunikim më të mirë midis qytetarëve dhe institucioneve, ndërsa komunikimi i papenguar i qytetarëve është përfitim civilizues”.

“Tani është koha që të gjithë ne politikanët të ndërmarrim përgjegjësinë që u kemi premtuar qytetarëve dhe t’i përmbyllim proceset reformuese në Republikën e Maqedonisë. Është koha për reforma edhe për ekonomi”, nënvizoi kryetari i qeverisë maqedonase, Zoran Zaev.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.