☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.30 ▲1.67%
ARI 4,531 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,633 ▲ +1.41% ETH $2,053 ▲ +2.58% XRP $1.3531 ▲ +1.56% SOL $83.7900 ▲ +1.48%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.30 ▲1.67 % ARI 4,531 ▲0.14 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.30 ▲1.67 % ARI 4,531 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Opinion

Zoti ambasador, a më jep leje të fejoj çunin?

Nga AGIM XHAFKA

Në çdo pore të jetës na kanë hyrë ambasadorët. Nga mëngjesi në darkë i shohim në televizion. Duke marrë pjesë në analiza të trupave arsimore, në operacionet e zorrës së trashë, në ekspozita, në vendosje kapakësh të pusetave në lagje, në përmbytje – duke tundur kokën mendueshëm para hartave të emergjencës – në lyerjen e kazanëve të plehrave, në modelin e ri të lidhjes së kravatës, në analizat e Kombëtares së futbollit…

Aq po na sjellin miza në kokë, sa së fundi një prind plot sarkazëm, i tha shokut të vet: “Djali im dashuron vajzën e Nasit, por duhet të pyes ambasadorin nëse u jep leje të fejohen! Do zoti nuk u hap probleme!” Ja, kështu jemi bërë; me qeveri mbi qeveri.

Vijnë këta zyrtarë nga pçks e sapo mbërrijnë në Rinas, ia nisin këshillave; p.sh., shiu duhet të bjerë më anash, jo kështu kaq drejt. Fletët e gjetheve duhet të jenë më jeshile, asfalti patjetër më gri. E pas tyre vrapon media, ministrat, ofiqarët dhe vendi ngërthehet nga paranoja se progresi po na ndjek, suksesin e kemi në xhep, ja pyesni ambasadorët! Ngaqë pjesën më të madhe të vitit e kaloj në USA, nuk më ka ndodhur asnjë ditë të shoh në TV, jo ambasadorin e Shqipërisë, hahaha, por as atë të Kinës a të Rusisë. Se ai popull i ka dalë zot vendit e çfarë dërdëllisin ambasadorët nuk do t’ia dijë fare. Ka bërë një sinor ligjor e thotë; “këtu hyn veç populli amerikan”. Bëhen dhe atje përmbytje, ka zjarre plot, uragane, tornado, fatkeqësi sa të duash, por askund nuk sheh një cep ambasadori, qoftë dhe si figurant. Ndërsa tek ne del dielli, hop na fanepset dhe ambasadori. Ikën dielli, nuk ikën ambasadori, rri atje tek kutia, sikur e ka pjellë e ëma mu brenda në televizor.

Ky inferioritet i shpifur vjen nga që klasa politike e jona është e korruptuar dhe e pazonja. Klasë e pjellë nga vota e vjedhur, ndaj gjen mbrojtje nga qëndrimi as ashtu, as kështu i ambasadorëve. Shto dhe korruptimin e tyre dhe kemi arritur në pikën që qeveria e ambasadorëve merr vendime, qeveria e popullit zbaton direktivat. Sovranitet i shitur. Ja, fjala vjen zgjidhet një prokuror me 31 vota se ashtu ka thënë OPDAT e EURALIUS na thonë!!! Sikur ka folur Zeusi. Nuk do të jetë çudi kur shqiptarët do të pyesin se çfarë do të gatuajnë nesër. Na thuaj o zoti ambasador, mos hezito! E sa të marrim përgjigje, p.sh bëni fasule, do ripyesim menjëherë: fasule të bardha a të zeza? Si për ironi të shkrimit, nga fillimi e deri tani më doli në televizion tre herë ambasadori gjerman nga që flitet për protestat e opozitës, pesë herë ai i BE, tetë herë amerikanka. E vetëm tre sekonda ca pamje nga aksidentet dhe vrasjet mes të ditës në vendin tim.

Eh, qenkemi bërë shteti vasal i ambasadorëve. E urrej këtë lloj vendi, paçka se e kam vendlindje. Po lëviz edhe Ismail Qemali, nuk po gjen rehat as aty ku prehet. Rehat kanë gjetur në Shqipëri veç ambasadorët që i kaptë ndonjë përmbytje ashtu papritur, nga Vjosa a nga Drini. Njësoj është, do të jetë lehtësim për vendin dhe për njerëzit më të varfër të Evropës…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.