PolitikaRajoni

Zv.Ministri grek: Turp! (dhe e ka me Shqipërinë)

Autoritetet greke, megjithëse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë akuzojnë Tiranën për ksenofobi përballë krizës së emigrantëve.

Në një intervistë për gazetën prestigjoze “Financial Times”, zv/ministri grek i Mbrojtjes  Dimitris Vitsas hoqi një paralele me 25 vite më parë, kur në Greqi vërshuan mijëra emigrantë ekonomikë nga vendet e rajonit.

Dimitris Vitsas, zv/ministët grek i mbrojtjes:

Disa vende kanë qeveri të cilat udhëhiqen nga ksenofobia. Mes tyre janë disa që dërguan dhjetëra mijëra emigrantë ekonomik në Greqi, 25 vite me parë. Por tani, po të njëjtat vende nuk duan të pranojnë refugjatët sirianë që vijnë nga Greqia. Në pikëpamjen time, është turp”.

Duke ndaluar tek situata e vështirë në kampin e Idhomenit, në anën greke të kufirit me Maqedoninë, ku ndodhen rreth 12 mijë emigrantë , Vitsas tha se:

“Duhet ti bindim ata, se hapja e rrugës së Ballkanit nuk do të ndodhë, duke shpresuar që kampi të boshatiset në fund të javës”.

Janë rreth 12 mijë emigrantë të dëshpëruar në Idhomeni,të cilët, pavarësisht mungesës së ushqimeve dhe ujit të pijshëm, zotohen se do të qëndrojnë aty deri më 18 Mars, kur do të përfundojë samiti dyditor i Bashkimit Europian, duke shpresuar në hapjen e të ashtuquajtutës “rruga e Ballkanit”.

Rreth 47 mijë emigrantë, burra, gra dhe fëmijë ndodhen aktualisht në Greqi.

Zv/Ministri grek i Mbrojtjes, Dimitris Vitsas tha se zhvendosja e emigrantëve në vendet e Bashkimit Europian, mund të zgjasë deri në dy vjet, nëse bëhet realitet plani për shpërndarjen e mbi 100 mijë emigrantëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button