☁️
Tiranë 17°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.83 ▲0.92%
ARI 4,592 ▲0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,769 ▼ -1.22% ETH $2,038 ▼ -1.51% XRP $1.3149 ▼ -2.69% SOL $80.7600 ▼ -4.09%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.83 ▲0.92 % ARI 4,592 ▲0.76 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.83 ▲0.92 % ARI 4,592 ▲0.76 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Zv/ambasadori i SHBA, Jardin: Shohim përmirësim të klimës së biznesit

shabZv/ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Henry Jardin, deklaroi të hënën në mbrëmje se Ambasada mbështet Dhomën Amerikane të Tregtisë në Tiranë (AmCham) në misionin e saj avokatues.
Diplomati amerikan, i cili mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në kuadër të 14-vjetorit të AmCham-it në Shqipëri, tha se klima e biznesit kishte përmirësim gjatë vitit të fundit dhe kjo ishte konstatuar nga anëtarët e Dhomës Amerikane. Ai vlerësoi po ashtu rolin e kësaj organizate tregtie, që sipas tij, shëben si avokat i biznesit në dialogun e tyre me qeverinë. Po ashtu, Jardin tha se AmCham po bashkëpunonte me simotrat e saj në rajon për të nxitur bashkëpunimin rajonal.
Edhe për Presidentin e AmCham-it, Mark Crawford, klima e biznesit në vend ka njohur përmirësim dhe se qeveria ka punuar për rimbursimin e TVSH-së apo uljen e informaliteti, megjithëse mbetet sipas tij, ende punë.
Ai theksoi po ashtu se dialogu me ministrinë e Financave sa i takon paketës fiskale që qeveria pritet të zbatojë, duke nisur nga fillimi i vitit 2015, ka qënë konstruktiv dhe se qeveria i kishte marrë parasysh disa prej kërkesave dhe sygjerimeve të AmCham-it. Crawford në emër të anëtarëve të Dhomës Amerikane të Tregtisë i kërkoi qeverisë të mos rriste tatimet gjatë vitit që vjen, pasi sipas tij, kjo do të bënte vendin më pak konkurues dhe shumë investitorë të huaj mund të kërkonin për politika fiskale më favorizuese në rajon.
Po ashtu, Crawford kritikoi politikën tatimore të ndjekur deri tani. Sipas tij, bizneset kanë reaguar. Ai bëri të ditur se këtë javë do të niste një udhëtim në SHBA, së bashku me Presidentin Bujar Nishani dhe Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, ku në fokus të takimeve do të ishte promovimi i resurseve shqiptare në Amerikë.
Ndërsa zv/ministri i Financave, Ervin Mete, tha se ministria e Financave mbetet e angazhuar për të rritur dialogun me AmCham-in. Kjo organizatë, tha ai, është shëmbëlltyra e vërtetë e Amerikës.
Në hotel Sheraton, Dhoma Amerikane e Tregtise festoi 14 vjetorin e krijimit me prezencen e zv/ambasadorit Amerikan, perfaqesuesve te larte qeveritare dhe komunitetit te saj te biznesit.
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një organizatë private, e cila përpiqet të punojë për rritjen e tregtisë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, për të promovuar ‘SHBA dhe investimet ndërkombëtare në Shqipëri dhe përmirësuar imazhin e biznesit shqiptar në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.